BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Mevlan Shanaj: Shumë të dashuruar këta politikanë me censurën në art, por koha e ka bërë përzgjedhjen dhe seleksionimin e filmave, populli e di vetë çfarë zgjedh

Mevlan Shanaj: Shumë të dashuruar këta politikanë me

Filmat shqiptarë prodhime të para viteve ’90 të shfaqen apo jo është një diskutim, që ka përfshirë artistë, studiues dhe më gjerë. Regjisori Melvan Shanaj shprehet se koha e ka bërë përzgjedhjen dhe seleksionimin e filmave, që janë prodhuar në ish -Kinostudio. Në vijim të debatit për shfaqjen e filmave shqiptarë prodhime të para vitit 1990, regjisori dhe aktori Melvan Shanaj thotë se popullit nuk mund të imponohet asgjë dhe di vetë çfarë zgjedh. Regjisori i njohur del kundër propozimit për ndalimin e filmave dhe thotë se është një kërkesë absurde e bërë nga Partia Demokratike. “Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para ‘90! Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem)....si themelues i PD, ndiej trishtim të konstatoj këtë kërkesë absurde nga PD. Ju them këtyre PD- istëve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3 për qind e popullatës. Duket që po me këtë përqindje do ndahen zgjedhjet e ardhshme nëse hidhen teza të tilla”, shprehet regjsori dhe aktori Melvan Shanaj “Mjeshtër i Madh”. Qëndrimin e tij regjisori i njohur Melvan Shanaj për këtë debat e ka shprehur dhe në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ai i drejtohet atyre që kanë bërë këtë propozim për ndalimin  e filmave shqiptarë, duke u shprehur se me këtë që po bëhet do të ndodhë të shtohet shikueshmëria e filmave. “Korrigjoni shënjestrën nëse seriozisht mendoni se duhet ndryshuar Shqipëria! Kjo mendësi është pa asnjë vlerë ndryshimi! Do të ndodhë të shtohet shikueshmëria si për çdo gjë të ndaluar!”, vijon më tej regjisori Mevlan Shanaj.

Koha dhe seleksionimi i filmave

Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar dhe më parë për filmat, që janë prodhuar në kohën e ish-Kinostudios. Sërish në qëndrimin e tij ai i drejtohet politikanëve të merren me ndonjë aventurë tjerë dhe jo me filmat shqiptarë.  “Shoqëri e çuditshme, kaq shumë të dashuruar këta politikanë me censurën në art! Koha e ka bërë shkëlqyeshëm përzgjedhjen dhe seleksionimin. Merruni me ndonjë aventurë tjetër! Populli di vetë çfarë zgjedh, nuk mund t'i imponohet asnjë instrument politik”, vijon më tej Mevlan Shanaj “Mjeshtër i Madh” në reagimin e tij të shprehur dhe në rrjete sociale. Më parë edhe të tjerë emra të kinemasë shqiptare janë shprehur kundër ndalimit të filmave dhe sipas tyre censura është e shëmtuar dhe do të ishte e turpshme të ndodhë kjo gjë me filmin shqiptar. Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. “Tana” (1958), njihet si filmi i parë artistik shqiptar, i cili u prodhua nga Shqipëria Film (më pas Kinostudioja “Shqipëria e Re”). Premiera është dhënë më 17 gusht 1958. Kinostudio “Shqipëria e Re” ka prodhuar dhe shpërndarë shumë filma shqiptarë. Më intensive ka qenë veçanërisht periudha e viteve’70 -’80 kur prodhoheshin 13-14 filma në vit.

 

Më të lexuarat