
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Mevlan Shanaj: Të sjellësh Rikard Ljarjen në ekran sa është kënaqësi, po aq dhe përgjegjësi

Shkruar nga Julia Vrapi 17 Mars 2023

Dokumentari "Rikard" sjell në ekranin e kinemasë artistin e madh Rikard Ljarja. Dokumentari me skenar nga Natasha Lako dhe regji Mevlan Shanaj do të ketë premierën më datë 1 prill ora 19.00 në kinema Millennium. Regjisori Mevlan Shanaj tregon mbi punën që është bërë për realizmin e këtij dokumentari, që sjell në ekran artistin e madh. Ai thotë se Rikard Ljarja erdhi si një portret unikal i kinemasë, që në filmin e parë “Komisari i Dritës”. “Të sjellësh Rikard Ljarjen në ekran sa është kënaqësi, po aq është dhe përgjegjësi! Nuk është gjë e lehtë të sjellësh në ekran emblemën e njeriut që kishte pushtuar zemrat e shikuesve. Është emër i madh i ekranit shqiptar, pasi Rikardi erdhi si një portret unikal i kinemasë moderne shqiptare, që filmin e parë "Komisari i Dritës" Dritan Shkaba u bë një figurë mbarëkombëtare dhe për këtë merita kryesore ishte e Rikardit”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj për artistin. Regjisori Shanaj tregon se fytyra e tij me dlirësi u ngjiz me përfytyrimin e së mirës, së bukurës që kërkon shikuesi në ekran. Shanaj thotë se përgjithësisht shikuesi, lexuesi ndërton në mendjen e tij heroin e së mirës, së bukurës dhe kur ai vjen i gatshëm fiksohet në kujtesën e tij. “Rikardi eci nga njëri karakter te tjetri deri më 1973 kur ishte 30 vjeç me personazhin më të arritur të karrierës së tij në filmin "Rrugë të bardha", Deda të krijon ndjesinë se është Rikardi që po vepron dhe jo karakteri i personazhit, në këtë rast ka një ngjizje të përsosur karakteri me aktorin!”, shprehet regjisori i njohur Shanaj.
Puna me dokumentarin
Regjisori Mevlan Shanaj këtë herë realizuar një dokumentar kushtuar artistit të madh Rikard Ljarja, që ishte dhe një nga miqtë e tij. Xhirime për dokumentarin janë bërë në Tiranë, Shkodër dhe nëpër disa pika të tjera të Shqipërisë, si dhe ka intervista në Prishtinë dhe në Shkup. Dokumentari “Rikard” është produksion nga Black box -Tan Kazazi. Regjisori Shanaj tregon se para tre vjetësh nisi dhe puna për realizimin e këtij dokumentari. “Ky dokumentar u premtua ditën që u përcoll më 20 prill para tre vjetësh në kulmin e kovidit. Nuk mundëm të ishim në përcjellje, por kur Marjeta u kthye nga Shkodra atë mbrëmje e mora në telefon dhe i premtova se do bëj një dokumentar për Rikardin. Së bashku me skenarin e Natashës nisi rrugëtimi i dokumentarit për një ndër njerëzit më të famshëm të ekranit tonë dhe një ndër miqtë e mi të afërt prej gati 50 vjetësh! Më 1 prill do të kishte 80 vjetorin”, shprehet Shanaj. Regjisori Mevlan Shanaj thotë se Rikard Ljarja ishte figura më komplekse artistike në Shqipëri. “Ka filluar jetën artistike si muzikant ( piano, fizarmonikë, fagot dhe kompozime). Aktor gati 50 role, regjisor mbi 12 filma dhe skenarë! Mbi 100 piktura dhe së fundi 6 romane. Askush nga ne nuk ka një cv kaq të pasur! Mbi të gjitha veç krijimtarisë komplekse kishte madhështinë e modestisë!”, tregon Shanaj. Si regjisor Mevlan Shanaj ka trajtuar dhe më parë në projektet e tij figura madhore, ku tani ai thotë se është dhe dokumentar kushtuar artistit Rikard Ljarja. “Është një hob i im trajtimi i figurave madhore artistike, duke filluar nga Tefta Tashko, Marie Kraja, Lasgush Poradeci, Pandi Raidhi, Vangjush Furrxhi, Ndrekë Luca, Xhanfise Keko dhe ja tani Rikard”, shprehet Shanaj. Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill 1943 dhe u nda nga jeta më 20 prill 2020, në moshën 77 vjeçare.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
