BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Michele Placido: Një vend nuk ndërtohet duke shkatërruar ndërtesa kulturore

Michele Placido: Një vend nuk ndërtohet duke shkatërruar

Aktori i njohur italian Michele Placido është shprehur për Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar shembjen e tij si një akt barbar. I njohur nga publiku shqiptar me rolin e komisar Katanit te “Oktapodi” ai ka dalë në mbrojtje të godinës së teatrit. Në media ai ka deklaruar se Shqipërinë e ka njohur që nga xhirimet e filmit “L’America” dhe ruan kujtime nga Shqipëria. “Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, u shpreh Michele Placido. Në media aktori i njohur shprehet mes të tjerave se nëse kjo godinë shembet është kundër historisë. “Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar, që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë” u shpreh Placido. Në reagimin e tij aktori i njohur italian vijon se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa rëndësi ka memoria historike. “Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare”, vijon aktori italian Michele Placido. Me një aktivitet të vlerësuar në kinemanë italiane, aktori i njohur Michele Placido ka marrë pjesë dhe në  një tjetër film shqiptar si “Trishtimi i zonjës Shnajder”. Një figurë e njohur dhe e vlerësuar për publikun, aktori italian me reagimin e tij që del të mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar i bashkohet dhe të tjerë emrave që janë shprehur kundër vendimit të qeverisë për ta shembur. Prej disa muajsh çështja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur jo pak reagime, janë shprehur jo vetëm personalitete të kulturës shqiptare por dhe të huaj, që kërkojnë të ruhen vlerat e trashëgimisë. Në reagimin e tij aktori italian shprehet se e mbron kulturën, sepse mendon se një vend që ka kulturë ka dhe frymëmarrje demokratike.