BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Kultura

MIK Festival në Prespë me "Albanian Baroque Ensemble", një koncert me muzikë baroke

MIK Festival në Prespë me "Albanian Baroque Ensemble", një

MIK Festival këtë vit u zhvendos në Prespë, në Ishullin e Maligradit. Koncerti në kuadër të festivalit u zhvillua në kishën Shën Mëria, shoqëruar nga muzika baroke e "Albanian Baroque Ensemble", me sopranon Ulpiana Aliaj, Denis Bizhga në kitarë dhe Jusuf Beshiri me klaviçembal. MIK Festival këtë vit ishte i planifikuar për t'u zhvilluar për tre ditë në Korçë, por për shkak të masave që u morën nga qeveria për situatën në vend nga koronavirusi, aktivitetet që ishin të planifikuara nuk zhvilluan të gjitha. Festivali zhvilloi një koncert në Ishullin e Maligradit, duke përcjellë një program muzikor ku të pranishmit shijuan muzikën baroke. Festivali këtë vit erdhi në edicionin e tretë dhe me drejtoreshë artistike sopranon e njohur Inva Mula edhe në edicionet e para të tij ka spikatur për vlerat artistike, që përcjell. Aktorja Zamira Kita si drejtoreshë e qendrës dhe artit dhe kulturës në Korçë, shprehet se në një moment të dytë festivali këtë vit do të vijojë me aktivitete e tij, por gjithçka varet edhe nga situata që do të jetë në vend. “Festivali i menduar për këtë vit për shkak të pandemisë u tkurr në tre net. Dhe në momentin kur doli dhe vendimi qeverisë për mbylljen e muzikës në orën 20:00 të mbrëmjes u pa e arsyeshme që dy netët e para, që do të ishin shumë të bukura në pazarin e vjetër të qytetit të pezulloheshin Bashkia e Korçës, sepse dhe i mbështete. Kryetari i Bashkisë gjykoi, që nuk është momenti për tu zhvilluar dhe ne kaluam tek nata e tretë, që ishte e Prespës. Por në një moment të dytë kur të lejohet muzika dhe kur të ndoshta rregullat të jenë më tolerante ne mund ti zhvillojmë brenda këtij viti aktivitetet e festivalit, por do të shohim dhe me situatën”, pohon drejtoresha Kita. Në reagimin e saj për këtë festival, drejtoresha e artit dhe kulturës Zamira Kita vijon se nën drejtimin e sopranos së njohur Inva Mula ky aktivitet ka shkëlqyer në Korçë. “MIK Festival me ide dhe drejtore artistike Inva Mula ka shkëlqyer në dy vitet e para dhe u zhvillua në pesë net me radhë. Ne kemi pasur të ftuar artistë emra shumë të njohur të huaj dhe shqiptarë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në botë. Ne kemi pasur në festival natën franceze, natën austriake, natën spanjolle, seranatat korçare, etj. Pra kemi pasur net shumë të bukura në festival, që vënë në qendër muzikën korçare, shqiptare dhe muzikën mbarëbotërore”, shprehet Zamira Kita.

 Programi i zgjedhur muzikor

Performanca për "Miqtë e Prespës" nga "Albanian Baroque Ensemble" u zhvillua në ishullin Maligradit me një program të zgjedhur muzikor. Artisti i njohur Jusuf Beshiri thotë se programi ishte konceptuar në mënyrë të tillë, që të prekte të gjitha vendet ku ka lulëzuar muzika baroke si; Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca, duke interpretuar pjesë nga autorë të njohur të këtyre vendeve, në kishën e Shën Mërisë. “Nga çdo shtet unë zgjodha një vepër muzikor, që përkonte në ambientin ku ishim ne dhe që ti përshtatej sa më mirë. Ambienti ku ne ndodhshim ishte në një ishull të vogël dhe një vend fantastik. Muzika ishte me një tematikë të tillë, që afrohej me vendin ku ishim ne. Kompozitorët ishin italianë, francezë, gjermanë dhe spanjollë. Unë preka lulëzimin e muzikës baroke në shtetet më të rëndësishme evropiane dhe nga çdo shet ne ishim me një vepër muzikore”, shprehet për këtë koncert artisti i njohur Jusuf Beshiri. “Miqtë e Prespës” sipas organizatorëve erdhi si një event i dedikuar kënaqësisë së shpirtit, dashurisë për artin, vlerës së kulturës, historisë dhe trashëgimisë. Një trilogji kombinimi, qëllimi i së cilës është zhvillimi i turizmit dhe promovimi e njohja e zonës së Prespës në tërësi.