BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Kultura

 Mikel Temo: Ministria e Kulturës nuk ka një program mbështetjeje, projektet mbeten në letër dhe artistët bashkëkohorë nuk kanë vend ku të ekspozohen

 Mikel Temo: Ministria e Kulturës nuk ka një program

 Piktori Mikel Temo shprehet se për aktivitetin artistik në vend janë të paktat hapësirat e ekspozimit për artistët. Sipas tij, pak galeri private që janë kanë selektimin e tyre për artistët. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori i njohur Mikel Temo shprehet me kritika për Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Sipas tij, nga ministria nuk ka një program kulturor mbështetje për artistët, ku projektet mbeten në letër pasi nuk ka para. Mikel Temo thotë se dhe GKA ndryshoi formantin dhe dëboi një pjesë të artistëve. Piktori shprehet se ministria po vijon me projekte që janë aktivitete kulturore dhe jo domosdoshmërisht për pikturën dhe skulpturën, por sipas tij ka përgjegjësinë më të madhe se sa kanë artistët individualisht për krijimtarinë e tyre. Piktori Mikel Temo u vlerësua së fundmi për punën e tij në pikturë dhe me çmimin “Ismail Lulani”, që sipas tij është çmimi i vetëm për artistët vizual. Mikel Temo është diplomuar në degën Pikturë Monumentale dhe Vizatim në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1986, pas trajnimit në një program intensiv në artin tradicional realizoi një doktoraturë në Arte në vitin 1997. Nga viti 1986- 1998 Mikel Temo shpërndau njohuritë e tij dhe dashurinë e artit me studentët si mësues në Shkollën e Arteve të Tiranës. Pas udhëtimeve eksploruese në muzetë e arteve në Itali dhe Francë puna e tij u bë më abstrakte me gjurmë nga realiteti.

-Në Tiranë u zhvillua disa ditë më parë edicioni i katërt i “VIZart Tirana International Watercolor Festival”, që bëri bashkë artistët shqiptarë dhe të huaj. Për ju sa kanë rëndësi këto aktivitete në jetën artistike në vend?

 Këto aktivitete për momentin janë ato që mbajnë gjallë shpirtin artistik të artistëve, sepse ata duan të ekspozohen me punët e tyre. Sa më shumë raste të ketë të për tu ekspozuar aq më gjallë mbetet komunikimi, si rrjedhojë dhe aktiviteti artistik.

-Artistët shprehen se janë të pakta aktivitetet, ju si piktor si e shikoni këtë?

Aktivitetet janë të pakta dhe për momentin i “VIZart Tirana International Watercolor Festival Tirana” është aktiviteti i vetëm që marrin pjesë artistë nga vende të ndryshme të globit. Por dhe sikur të mos ishte ndërkombëtar, por të ishte lokal, sërish mbetet aktiviteti i vetëm që është sot për sot në vendin tonë. Në vazhdim të “VIZart Tirana International Watercolor Festival Tirana”  u hap dhe ekspozita e Festivalit Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga “VIZart”, e fokusuar te artistët e rinj.

- Në edicionin e katërt të “VIZart Tirana International Watercolor Festival” ju u vlerësuat me çmimin “Ismail Lulani”. Sa ka rëndësi ky çmim për artistët?

Çdo vlerësim ka vlerën e vet. Nuk ka vlerësime të mëdha dhe të vogla. Vlerësimi mbetet vlerësim. Rëndësi ka që merr çmimin në vendin tënd, sepse dhe kontributi është në vendin tënd. Ky fakt të gëzon. Çmimi “Ismail Lulani” është çmimi i vetëm sot për sot që ka mbetur për ne artistët vizual, nuk ka tjerë. Janë çmimet “Kult”, por ato përfshijnë një gamë më të gjerë, janë për teatrin, artin pamor, te fusha e muzikës, etj. Por ky çmim pavarësisht, që ka emrin e një artisti shqiptar është ndërkombëtar, sepse iu jepet edhe artistëve që janë të huaj.

-Në Kosovë ka çmime të artit pamor për artistët. Por tek ne duke mos pasur një konkurs kombëtar dhe çmim në artet pamore nga institucionet si Ministri Kulture dhe Galeri Kombëtare e Arteve, si ndikon kjo te artistët?  

Kosova ka çmime. Por Galeria Kombëtare e Kosovës ka edhe blerje veprash, i shpallin blerjet dhe nuk e kanë të fshehur këtë proces. Atje është transparent aktiviteti dhe botohen edhe çmimet edhe vlerat, që kanë marrë artistët. Për momentin ne këtu nuk kemi çmim nga institucionet dhe ne na shkon mendja te konkursi “Onufri” në GKA, që dhe ai u mbyll. “Onufri” ishte i vetmi format ku mund të jepej diçka e tillë. Por çfarë ndodhi me të? U tentua përmes disa autorëve që “Onufri” shkoi në Kosovë dhe u quajt “Onufri Remade”, por aktualisht sot nuk e dimë a do bëhet në Kosovë apo do bëhet në Tiranë? A do ndryshojë formati? A ka një projekt për të ardhmen në lidhje me këtë punë. Nuk shikoj ndonjë shenjë, që mund të ketë vazhdimësi.

-Galeria Kombëtare e Arteve ka pezulluar aktivitetin, sepse ka nisur rikonstruksioni. Për ju çfarë ndodhi me GKA, që u larguan më parë artistët?

Nuk është se humbi besimi i artistëve. Problemi është që Galeria Kombëtare e Arteve ndërroi formatin, dhe duke ndërruar formatin larguan artistët. Dëbuan disa dhe pranuan disa të tjerë, kjo varet nga formati nga institucioni. Përpara ka qenë format i hapur për të gjithë dhe së fundmi ka qenë format me përzgjedhje kuratoriale. Kur formati është me përzgjedhje kuratoriale kjo varet nga kuratorët çfarë drejtimi i japin.

-Herë pas here artistët kanë shprehur dhe shqetësimin që në GKA kur ishte hapur prej vitesh nuk bliheshin vepra. Çfarë sjell kjo?

Pas viteve ‘90 pati disa blerje veprash, por jo si rezultat i një sistemi ndërtimi vlerash, që këtë vit u blenë vepra te këta autorë, vitin tjetër tek të tjerë, dhe kështu ndërtohet një vlerë e artit bashkëkohor në Shqipëri. Ne kemi 30 vjet, po ku ekspozohet arti bashkëkohor shqiptar? Këta artistë që krijojnë sot ku ekspozojnë? Se çfarë bëjmë ne privatisht është puna jonë se ku ekspozohemi, por shteti çfarë bën për ne? Shteti e justifikon punën e tyre se po marrin pjesë dhe në Bienale siç morën këtë vit. Problemi është që a ka Ministria e Kulturës një program kulturor për artistët? Ministria po punon me projekte dhe nxjerr një buxhet të caktuar dhe thotë merrnin pjesë me projekte, quhen aktivitete kulturore dhe jo domosdoshmërisht për pikturë apo skulpturë. Ministria dhe qeveria ka një përgjegjësi më të madhe se sa kemi ne individualisht për sa i përket krijimtarisë. Ajo është individuale se çfarë bëj unë me punën time. Por ama shteti ka një përgjegjësi për brezat e rinj për mbështetje. Ne jemi artistë bashkëkohorë dhe duam të ekspozohemi.

-Sa problem është sipas jush dhe mungesa e hapësirave për ekspozim të veprave?

Nuk kemi vend ku të ekspozohemi. Galeri private nuk ka. Por dhe ato që janë bëjnë përzgjedhjet e tyre. Dy galeri private që janë në Tiranë, çfarë mund të bëjnë për gjenerata artistësh, që janë të paekspozuar akoma? Ngelemi brezi i sakrifikuar për sa i përket punës që bëjmë dhe ekspozimit, që duam të kemi. Është si një këngëtari të mos i japësh mundësinë të këndojë. Në fund çdo gjë ka të bëjë me buxhetet, përderisa nuk ka para projektet e artistëve mbeten në letër. Nuk ka program mbështetje nga ministria, nga qeveria. Është COD, por dhe atje janë me autorë të selektuar. Tek ne nuk ka panaire të artit, ku njerëzit të shkojnë dhe të përzgjedhin, por dhe kritikët e artit edhe koleksionistët ku do shkojnë ti gjejnë? I gjejnë me muhabete kafenesh apo kur shkojnë te shtëpia e dikujt duke parë një punë dhe pyesin ku, dhe tjetri tregon se ia ka marrë një artisti. Por kjo nuk është kështu. Duhet të ketë menaxherë. Kanë filluar dhe shitjet online, por për pikturën është e vështirë dhe për arsye të besueshmërisë. Në këtë sens mbetet shumë për tu bërë nga sistemi. Iniciativat private mbeten gjithmonë private. Por shteti shikon çfarë ndodh rreth e qark dhe ndërton strategji, por ne jemi në pritje të këtyre strategjive.  

-Në planet tuaja a ka një ekspozitë tjetër personale?

Unë kam në planet e mia një ekspozitë të tillë, por si pedagog në Universitetin e Arteve ne kryesisht ekspozojmë në galerinë FAB, ku kemi të pranishëm dhe studentët. Nuk është thjesht një ekspozitë personale. Por ka dhe procesin edukativ mësimor brenda dhe bëjmë workshop me studentët kur bëjmë ekspozitat tona, që shohin shumë gjëra që kanë lidhje me ekspozitën jo thjesht ekspozimi.

-Me studentët si do vijojë aktiviteti ?

Me mbylljen e studimeve këtë vit shkollor çdo program studimi ekspozon arritjen e vitit shkollor, ku ekspozojnë studentët, marrin notat dhe ndërkohë bëhet dhe një shikim i gjithë punës së kryer gjatë vitit shkollor. Kuptohet që këto kanë qenë vite të vështira me Covid-19 dhe procesi mësimor ka pasur dhe problematikat e veta për arsyet nga pandemia. Ekspozitat e fundvitit të universitetit tregojnë ecurinë e gjithë programeve.