
Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Dhunimi i gazetarit Elvis Hila, BE del me reagimin e fortë: Dënojmë sulmin, autoritetet të hetojnë ngjarjen

Ekzekutoi me armë gjahu gruan dhe vëllanë, arrestohet autori i tragjedisë në Gramsh

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, QKLL shpall kandidaturat për përkthimin

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Dhjetori është muaji ku shpallen Çmimet Kombëtare të Letërsisë. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit një ditë parë shpalli dhe kandidaturat për përkthimin. Albert Camus “Njeriu i parë”, përktheu Saverina Pasho; grup autorësh “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”, përktheu Sokol Çunga; Herta Muller “Teposhtë”, përktheu Anna Kove; Hilary Mantel “Pasqyra dhe drita”, përktheu Korab Hoxha; Roberto Arlt “Shtatë të çmendurit”, përktheu Erion Karabolli janë kandidaturat sipas QKLL. Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Të kthyera tashmë në traditë, për letërsinë shqipe, juria, e zgjedhur për gjykimin e veprave të një viti kalendarik, ka nisur punën që në janar të këtij viti, për të mbërritur në fund të këtij muaji me vlerësimet për veprat më të mira në gjashtë kategori për vitin 2021: Çmimi “Romani më i mirë i vitit”; çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”; çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit”; çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit"; çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit”; çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit”. Juria, e kryesuar nga akademike Floresha Dado, me anëtarë shkrimtarin Virion Graçi, akademikun Kujtim Shala, zv.dekanen e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, UT, Elsa Skënderi Rakipllari dhe dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Esmeralda Kromidha, do të bëjnë me dije më 5 dhjetor, 5 finalistët për çmimin e madh, për gjashtë kategoritë e mësipërme. Në një aktivitet gala, me pjesëmarrjen e aktorëve Viktor Zhusti, Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami, Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndanë një vit më parë Çmimet Kombëtare të Letërsisë, për vitin 2020, për veprat më të mira në gjininë e prozës, poezisë, librit studimor, librit për fëmijë dhe përkthimit.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
