BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Kultura

Çmimi “Lumo Skëndo”,  juria mblidhet për prurjet e vitit 2022 

Çmimi “Lumo Skëndo”,  juria mblidhet për

Juria e edicionit të dytë të çmimit “Lumo Skëndo”, prof. Belina Budini (kryetare), anëtarë Uran Butka, studiues i veprës së Mit’hat Frashërit, Ardit Bido, drejtor i Arkivës, prof. asoc.Teuta Toska dhe gazetarja Monika Stafa, vlerësuan në një konferencë për mediat prurjet në publicistikë dhe eseistikë për vitin 2022, duke e parë këtë çmim si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike. Çmimi “Lumo Skëndo” i themeluar një vit më parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë, këtë vit shënon edicionin e tij të dytë. Kryetarja e jurisë Belina Budini tha se edicioni i dytë i çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është një lajm i mirë për autorët, që do të vlerësohen kryesisht në gjinitë e publicistikës dhe eseistikës. “Është një rast i mirë për të sjellë në vëmendje emrin e një figure të rrallë dhe të shumanshme, siç është Mit’hat Frashëri. Një mendimtar kalibri si ai meriton të çmohet dhe të rivlerësohet për gjeneratat e reja, për t'i bërë drejtësi mohimit të njohjes së tij nga regjimi i kaluar. Botimet që do të merren në shqyrtim janë ato të vitit 2022 dhe lista e autorëve në garë është gjithëpërfshirëse në këtë fazë të vlerësimit paraprak, prandaj jemi të hapur ndaj të gjitha prurjeve të reja në këtë fushë të lëvruar mjaft, por jo të vlerësuar aq dhe si duhet në hapësirën publike", u shpreh Budini. Dr. Ardit Bido drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave shprehu falënderime për përzgjedhjen e tij në juri këtë vit. “Falënderoj Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit që më përzgjodhi këtë vit për të qenë anëtar i jurisë për çmimin “Lumo Skëndo” për veprën më të mirë publicistike dhe eseistike të botuar në vitin 2022. Këto dy zhanre, që shpesh lihen në harresë, janë thelbësore në zhvillimin e debateve bashkëkohore konstruktive e të thelluara shoqërore, veçanërisht në epokën e zhurmshmërisë masive në të cilën jetojmë”, u shpreh Bido. Ndërkaq që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fton botuesit të dërgojnë pranë saj botimet në këto dy gjini për vitin 2022.