BREAKING NEWS

Përçarja e thellë brenda PD-së së vulës, vjen reagimi i parë i deputetit demokrat pas dorëheqjes

Përçarja e thellë brenda PD-së së vulës, vjen
x
BREAKING NEWS

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për
x
BREAKING NEWS

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi:
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x

Kultura

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore u vlerësua me çmimin “Nderi i festivalit” në 21-vjetorin e Festivalit Mbarëkombëtar të Shoqërive Kulturore Artistike dhe Ansambleve të Këngëve dhe Valleve “Flakadani i Karadakut”, nën patronazhin e Komunës së Vitisë, Kosovë.  Në këtë festival artistët e AKKVP-së u prezantuan me një program të pasur muzikor. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me drejtor artistik Sokol Marsin zhvillon një aktivitet të pasur muzikor, ku nuk mungon dhe pjesëmarrja në festivale të ndryshme. Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i ansamblit është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e Ansamblit Popullor tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që ansambli të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. Ansambli prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e ansamblit.

 

QSPA kujton poetin arbëresh Leonardo De Martino

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi me rastin e 193-vjetorit të lindjes, poetin arbëresh Leonardo De Martino. Ai lindi në fshatin arbëresh Greçi të provincës së Avelinos (Itali) më 1830. QSPA shkruan se më 1865 u dërgua si meshtar në Shqipërinë e Veriut, ku mori pjesë në lëvizjen kulturore patriotike. “Shkroi vjersha dhe ndonjë pjesë dramatike, të cilat i botoi në përmbledhjen “L’arpa d’un italo-albanese”, Venedik, 1888. De Martinos i takon edhe merita për vënien në skenë të dramës së parë shqipe “Nata e Këshnellavet”, Shkodër 1880, e para në llojin e vet në shqipe”, thuhet nga QSPA. De Martino i mbylli sytë në moshën 93 vjeçare në kuvendin e Sarnos në Itali, më 12 korrik 1923.

Veprimtaria “Një ditë me kuratorin” në Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë me kuratorin”, me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Skënder Caci” në Tiranë. Kuratori i pavijonit u foli nxënësve rreth objekteve të pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kuratorët e Muzeut Historik Kombëtar, organizojnë orë të hapura, ku i flasin brezit të ri për punën e tyre të përditshme dhe ndajnë njohuritë e tyre mbi një temë të caktuar. “Një ditë me kuratorin” synon të përforcojë bashkëpunimin e muzeut me publikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu, si dhe të inkurajojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën.

 

Drejtoresha Voshtina prezanton kalendarin e 2023 para zyrtarëve të huaj

Drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së Abigeila Voshtina, zhvilloi një takim me zëvendësdrejtorin e sektorit për Integrimin Evropian, Politikën dhe Informimin në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Jean-Baptiste Le Bras, dhe zyrtaren për Informim dhe Komunikim në këtë institucion, Dazara Dizdari-Zeneli. Gjatë takimit, ajo prezantoi me detaje kalendarin artistik të vitit 2023 dhe punën që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit po bën në rritjen e cilësisë artistike në Shqipëri dhe fuqizimin e kulturës shqiptare anekënd Evropës. Gjatë këtij sezoni artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit janë vënë shfaqje të ndryshme, ku nuk kanë munguar dhe për fëmijë.