BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Çmimi “Nobel” për francezen Annie Ernaux, Ismal Kadare: Nuk kam ndonjë përjetim

Çmimi “Nobel” për francezen Annie Ernaux, Ismal Kadare:

Çmimi “Nobel 2022” për letërsi iu dha shkrimtares franceze Annie Ernaux. Autorja 82 vjeçare u citua për guximin dhe mprehtësinë me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale, nga komiteti “Nobel”. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare edhe këtë vit u propozua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për këtë çmim, por i pyetur pas shpalljes së fitueses a ishte i zhgënjyer ai u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetim. “Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha”, u shpreh Kadare. Ndërsa bashkëshortja e tij Helena Kadare tha se nuk e kishin dëgjuar si emër autoren franceze. “Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi “Nobelin”, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo e jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në “Nobel” është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”, tha ajo kur u pyet nga “Euronews Albania”. Ndërkaq që “The Guardian” shkruan se Annie Ernaux, që fitoi çmimin “Nobel” për letërsinë dhe shkruan romane për jetën e përditshme në Francë, si dhe jo-fiction është një nga autoret më të njohura të vendit të saj dhe ka qenë ndër favoritët për të fituar çmimin. Annie Ernaux e filloi karrierën e saj letrare në 1974 me “Les Armoires vides” (Cleaned Out), një roman autobiografik. Në vitin 1984, fitoi çmimin “Renaudot” për një nga veprat e saj autobiografike “La Place” (Vendi i një burri), një rrëfim autobiografik që fokusohet në marrëdhënien e saj me të atin dhe përvojat e saj, duke u rritur në një qytet të vogël në Francë. Çmimi që ndahet nga Akademia Suedeze kap vlerën e 10 milionë korona suedeze (807,000 Paund). Vitin e kaluar e fitoi romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah. Çmimet “Nobel” të dhëna që nga viti 1901, njohin arritjet në letërsi, shkencë, paqe dhe më vonë në ekonomi. Fituesit e mëparshëm letrarë kanë përfshirë novelistë si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez dhe Toni Morrison, poetë si Louise Gluck, Joseph Brodsky, etj.