"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

Çmimi “Vexhi Buharaja” në letërsi, në 101 vjetorin e lindjes së përkthyesit e poetit

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

Me rastin e 101-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar njoftimin për çmimin, ku afati për materialet është deri në datën 20 prill të këtij viti. “Çmimet janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara në thirrjen që ka shpallur Bashkia Berat dhe do të jepet nga një çmim për secilën prej kategorive. Anëtarë të jurisë janë Ymer Çiraku, Alda Bardhyli, Bujar Xhaferri, Aleksandër Çipa dhe Yzedin Hima. Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2020, në 101-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë. Të gjithë tekstet mund t'i nisni në [email protected]”, thuhet në njoftim. Vexhi Buharaja është shkrimtar, i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkrimeve turko-arabe në Shqipëri. Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi. Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në ese, poezi, përkthim, studime. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët). Gjinitë që marrin pjesë në këtë konkurs janë ese letrare, tema “Zog i shpirtit tundi krahët mbi Tomorin fluturoi!” (meditim për poezinë e Vexhi Buharasë “Përpara Tomorit”). Marrin pjesë me krijime gjimnazistë. Ese letrare tema: “Ti shkëlqen në mes të vuajtjes si një shpres” në mes të lotit” (meditim për poezinë e Vexhi Buharasë “Poeti”, kushtuar L. Poradecit). Marrin pjesë grup mosha 18 vjeç e sipër. Cikël me poezi krijime nga autorët pjesëmarrës. Përkthime e shqipërime. Studime, hulumtime rreth Vexhi Buharasë. Sipas njoftimit, pjesëmarrësit mund të konkurrojnë në të gjitha gjinitë e sipër përmendur, por vetëm në një gjini do të vlerësohet. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit. Fituesit përfitojnë një shumë monetare dhe një kupë, e cila tashmë është kthyer ne simbolike të këtij çmimi si dhe një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.

Më të lexuarat

“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e kulturës materiale, por edhe shpirtërore

ASH: Xhevahir Spahiu në 76 vjetor, një nga poetët më të mëdhenj të vendit

Teatrot pa aktivitet artistik, aktorët: Kemi mall për skenën, nuk është normale kjo gjendje

Kujtim Gjonaj ndahet nga jeta, kinematografia humb një nga regjisorët e vlerësuar

Teatri Metropol me “Ëndrra e një nate vere”, një nga komeditë më të hershme të Shekspirit në festivalin “Moisiu On”

Rakip Shabani: GKA nuk duhet të quhet galeri kombëtare por antikombëtare, Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhet për artin

Xhamia e Plumbit, Margariti: Shpejt do të kthehemi me ekspertët për punën në terren

Festivali “MetroSounds” nis të dielën, artistë nga Shqipëria dhe Kosova në edicionin e tretë

"Shtatë shenjtorët" pas ndërhyrjes restauruese i shpëtojnë shkatërrimit

Mblidhet këshilli shkencor i QBAE: Puna për rishikimin e Historisë mund të fillojë së shpejti, Enciklopedia sektori më i vështirë