BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Kultura

Ministria e Kulturës, aplikimi për projektet e 2022 deri më 17 janar

Ministria e Kulturës, aplikimi për projektet e 2022 deri më 17

Ministria e Kulturës hapi thirrjen për projekte kulturore për vitin 2022 më 15 dhjetor të vitit që lamë pas. Sipas MK, kjo thirrje ka afat deri më 17 janar të këtij viti dhe më datë 31 janar do të bëhet shpallja e fituesve. Ministrja Elva Margariti në një status të saj shprehej një ditë më parë se përmes thirrjes së hapur për projekte që lidhen me trashëgiminë, artin e teknologjinë, mbështesim skenën e pavarur artistike e të rinjtë e talentuar. Në thirrjen e publikuar për projektet, ministria shprehet se pandemia Covid -19 tregoi se qasja e publikut me institucionet kulturore, trashëgiminë, monumentet, muzetë, galeritë, parqet arkeologjike apo evenimentet mund të realizohet edhe virtualisht, edhe përmes arritjeve teknologjike. Ministria e Kulturës shprehet se është angazhuar në krijimin e një klime të shëndoshë për nxitjen dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore, promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë materiale dhe jomateriale, me qëllim mbajtjen gjallë të komunikimit me publikun. “Programi i Ministrisë së Kulturës për Artin dhe Trashëgiminë 2022 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar forcimin e kapaciteteve të artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes së tyre në mekanizmat inovativë të financimit. Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri”, thuhet nga ministria. Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 10 shkurt - 5 dhjetor 2022. Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al.