BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, punonjës të adminiatratës do futen në burg nga ministrat

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Kultura

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art

Arti, kultura dhe trashëgimia përfshin 186 projekte, që do të financohen këtë vit nga Ministria e Kulturës. Ministria e Kulturës hapi thirrjen për projektet e këtij viti më 25 janar, ndërsa publikimi i listës me 186 fituesit në faqen e zyrtare është data 27 mars. Në listë janë festivale të ndryshme të muzikës apo teatrit, koncerte, botime albumesh, etj. Sa i takon “Fondit të artizanit”, në listën që ka bërë publike Ministria e Kulturës janë 38 fitues. Ministria e Kulturës hapi këtë vit të dyja thirrjet më datë 25 janar dhe afati për aplikime ka qenë deri më 25 shkurt. Por Ministria e Kulturës edhe këtë vit nuk ka publikuar emrat e bordit pranë saj, që ka bërë vlerësimin e projekteve, gjë për të cilën është kritikuar më parë nga artistë apo organizues të aktiviteteve të ndryshme, duke kërkuar më shumë transparencë. Po ashtu mungon dhe se sa ka qenë numri i aplikimeve për këtë vit në faqen e zyrtare. Sipas Ministrisë së Kulturës kur hapi thirrjen në muajin janar, këtë vit do të mbështeteshin festivale e projekte artistike që zhvillohen nga muaji mars-nëntor 2023, projekte që promovojnë trashëgiminë përmes teknologjisë, si dhe industria kreative. Ministria e Kulturës bënte me dije më herët se programi i saj për artin dhe trashëgiminë 2023 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar mbështetjen e skenës së pavarur artistike, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes në mekanizmat inovativë të financimit. Për projektet që u financuan në vitin 2022, Ministria e Kulturës hapi thirrjen që më 15 dhjetor të vitit 2021 dhe fituesit u shpallën në shkurt të vitit 2022. Ministria e Kulturës për 2022 nga 500 aplikime për projekte shpalli fitues 185 prej tyre në art, trashëgimi, etj. Prioriteti i parë në vitin 2022, sipas ministrisë ishte promovimi i kulturës përmes teknologjisë digjitale.

Fondi i artizanëve

 Ministria e Kulturës këtë vit ndau dhe “Fondin e artizanëve”. Më herët MK shprehej se në përputhje me misionin dhe politikat për promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse dhe promovuese për artizanët dhe zejtarët shpallte “Fondin e Artizanëve 2023”. Kjo thirrje e Ministrisë së Kulturës siç bëhej me dije më herët synon të mbështesë financiarisht me fonde publike projektpropozime të paraqitura nga individë-artizanë, persona juridikë të regjistruar si OJF dhe persona fizikë të regjistruar në QKB, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin, edukimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanantit tradicional. “Projektet përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Ministrit të Kulturës, sipas motos: “E ardhmja është në origjinë””, thuhej më herët në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës. Nën moton “E ardhmja është në origjinë”, fondi përfshin një mbështetje deri në 10 milionë lekë të vjetra.