Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet kulturore të 2020

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet kulturore të 2020

Ministria e Kulturës ka hapur thirrjet për projekte kulturore për vitin 2020. Ministria shprehet se kjo thirrje u drejtohet organizatave jofitimprurëse, personave fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. “Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Projekt-propozimet që do të paraqiten duhet t’i përmbahen kritereve të vendosura nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të politikave të saj për zhvillimin e artit dhe kulturës, nën moton “E ardhmja është origjinë””, thuhet në njoftimin e ministrisë. Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 1 mars -5 dhjetor të vitit 2020. Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2020 u hap më datë 16 janar dhe do të jetë deri më datë 14 shkrut. Procesi i vlerësimit të projekt- propozimeve kalon në dy faza. Faza parë, vlerësimi i projekt-propozimeve nga kolegjiumi i ngritur për këtë thirrje. kolegjiumi do të përzgjedhë ato projekte, që plotësojnë kriteret e vendosura për të kaluar në fazën e dytë. Faza e dytë, projektet e përzgjedhura do të prezantohen në një audicion të hapur. Në fund, kolegjiumi do të përzgjedhë edhe fituesit për këtë thirrje. “Të gjithë aplikuesit, që kalojnë në fazën e dytë do të njoftohen në datën 25 shkurt 2020, ndërsa audicionet për përzgjedhjen e projekteve fituese, do të zhvillohen në datën 27 shkurt 2020”, shprehte ministria, ku çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare www.kultura.gov.al. Në drejtimin arti dhe kultura përtej 2020- kohëzgjatja e projektit do të jetë maksimumi deri 9 muaj. Buxheti këtu është nga 5.000.000 - 8.000.000 lek (15 për qind bashkëfinancim). Projekt-propozimet që do të paraqiten nën këtë prioritet duhet të kenë jo më pak se 8-10 aktivitete të ndryshme me shtrirje gjeografike në nivel kombëtar. Në drejtimin e dytë, turizmi kulturor dhe industria kreative, kohëzgjatja e projektit sipas ministrisë duhet nga 2 deri 10 muaj. Buxheti për këto projekte është 2. 000.000 - 5.000.000 lekë (bashkëfinancim10 për qind ). Ashtu si dhe në drejtimin e parë, sipas ministrisë projekt-propozimet që do të paraqiten nën këtë prioritet duhet të kenë jo më pak se 8-10 aktivitete të ndryshme, si dhe me shtrirje gjeografike në nivel kombëtar.