BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po
x
BREAKING NEWS

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije
x
BREAKING NEWS

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së
x
BREAKING NEWS

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës
x
BREAKING NEWS

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të
x

Kultura

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do

Festivalet, projektet artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë tonë kulturore, si dhe industria kreative do të mbështeten gjatë këtij viti nga Ministria e Kulturës. Më 25 janar Ministria e Kulturës hapi thirrjen për projektpropozimet, që do të mbështesë financiarisht gjatë këtij viti. Në faqen zyrtare thuhet se në prioritetet e MK është promovimi i artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes veprimtarive kulturore. Ministria e Kulturës do të mbështesë projekte të cilat nxisin zhvillimin e jetës kulturore në vend dhe bazohen në krijimtarinë artistike të individëve apo grupeve të individëve për veprimtari dhe organizime të tilla si: aktivitete kulturore në ambiente të hapura publike, të cilat përkojnë me periudhën e sezonit turistik nga data 1 maj deri në 15 nëntor 2023; koncerte, festivale, shfaqe të artit skenik bashkëkohor, të arteve pamore. Po ashtu sipas MK edhe projekte kulturore, të cilat përcjellin vlerat e trashëgimisë kulturore të tilla si: artet e shfaqjes (muzika, kënga dhe vallja), rituale dhe festa, traditat e folura apo dhe publikime në kuadrin e promovimit të artit dhe trashëgimisë të tilla si bibliografi, albume artistike, albume fotografike, mbi trashëgiminë kulturore, arkitekturën. Në prioritetet e thirrjes është dhe promovimi i artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë digjitale. Ministria e Kulturës do të mbështesë projekte të tilla si: aplikacione digjitale, ture virtuale, audio-guida, krijime multimediale, muze virtualë, lojëra interaktive argëtuese dhe edukuese për fëmijë dhe qasje të tjera të ngjashme, duke synuar fëmijët e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazistët, duke u mbështetur në programin “Edukimi përmes kulturës”. MK rendit te prioritetet edhe promovimin e industrive kreative. Ministria e Kulturës shkruan se do të mbështesë dhe do të nxisë industritë kreative, të tilla si arkitektura, dizajni, krijimtaria multimediale, artet performuese, etj, të cilat flasin me gjuhën e kohës, mbështeten në elementë identitarë shqiptarë dhe janë një sektor i rëndësishëm i jetës artistike në vend që krijon mundësi angazhimi e punësimi.

Afati për aplikimet

Ministria e Kulturës bën me dije se thirrja për projektpropozimet do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 shkurt ora 16:30. “Periudha e realizimit të projekteve  mars -nëntor 2023. Dokumentacioni dorëzohet në formë të printuar, dorazi ose me rrugë postare, në zyrën e protokollit të Ministrisë së Kulturës”, thuhet në njoftimin e MK. Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të evidentojnë në çdo rast në mënyrë të dukshme dhe të pranuar nga palët në kontratën që do të lidhet për këtë qëllim, përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës. Ndërsa thirrjen për projektet e këtij viti MK e hapi më 25 janar, për projektet e vitit  2022 thirrja  u hap që në 15 dhjetor të 2021.  Ministria e Kulturës për vitin 2022 nga 500 aplikime për projekte shpalli fitues 185 prej tyre në art, trashëgimi, etj. Prioriteti i parë në vitin 2022, sipas ministrisë ishte promovimi i kulturës përmes teknologjisë digjitale.