Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet e 2019

Postuar: 06/12/2018 - 07:26

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore për vitin 2019. Në faqen zyrtare ministria shkruan se duke krijuar një sistem të qëndrueshëm në mbështetje të skenës së pavarur artistike, tashmë në vitin e pestë, kjo thirrje do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgiminë kulturore jo materiale.

“Ministria e Kulturës do të  mbështesë projekt-propozime që ideojnë, nxisin, promovojnë krijimtarinë artistike dhe trashëgiminë kulturore në vijim të programeve dhe strategjisë së MK-së, me fokus në projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore; projekte në funksion të turizmit kulturor; projekte që nxisin pjesëmarrjen dhe angazhimin e artistëve të lirë të skenës; projekte të industrive kreative. Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 20 shkurt - 5 dhjetor të vitit 2019”, bën me dije ministria në faqen zyrtare.

Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019  u hap të martën, datë 4 dhjetor dhe mbyllet në orën 14.00, të ditës së martë, datë 15 janar 2019. Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt 2019. Shuma për të cilën një individ mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 500,000 lekë. Shuma për të cilën një organizatë mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 2,000,000 lekë. Por sipas udhëzimit të Ministrisë së Kulturës të paktën 15 përqind të fondeve që duhen për aktivitetin duhet të sigurohen nga burime të tjera. Në udhëzimin e ministrisë bëhet me dije se në fushën e kinematografisë mbështeten projekte promovimi dhe edukimi përmes kinemasë (festivale, promovim filmi, edukim të audiencave përmes kinemasë), por përjashtohen produksione të veprës filmike në të trija gjinitë e filmit (artistik, dokumentar dhe të animuar) sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 9353, datë 3.3.2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8096, dt 21.03.1996 “Për Kinematografinë”. Në fushën e trashëgimisë kulturore përjashtohen projektet që kanë natyrë rehabilituese apo restauruese. Në fushën e librit mbështeten projektet e promovimit të librit dhe edukimit të leximit, por përjashtohen përkthime letrare dhe krijime letrare, të cilat do të trajtohen në thirrje dhe fonde të veçanta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.