BREAKING NEWS

“I intereson që të kishte gjakderdhje”/ Meta deklaratë tronditëse, flet për skenar trazirash: I intereson lobit serb dhe prorus në Uashington, prova e dokumente të forta do i bëj publike në...

“I intereson që të kishte gjakderdhje”/ Meta
x

Kultura

Ministria e Kulturës: Institucionet kulturore private t’i bashkohen masave të marra

Ministria e Kulturës: Institucionet kulturore private t’i bashkohen

Ministria e Kulturës ka udhëruar pezullimin e aktiviteteve në institucionet, që janë në varësi të saj, ku përfshihen teatrot, Cirku Kombëtar, AQSHF, etj, por dhe mbylljen e muzeve. Ministria e Kulturës shprehet se me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, sipas urdhrit nr. 132, datë 08.03.2020 të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”, duke parë interesin e vazhdueshëm të turistëve të huaj për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike, por edhe numrin e madh të frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare, ka marrë masa në institucionet në varësi të saj. Përballë kësaj situate, Ministria e Kulturës iu drejtohet edhe institucioneve kulturore private, që të kenë mirëkuptim për këtë situatë dhe t’iu bashkohen masave të marra. “Kërkojmë mirëkuptimin e institucioneve kulturore private: kinema e muze, t’i bashkohet masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-2019”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. Ministria ka urdhëruar pezullimin deri në datën 3 prill 2020, të të gjitha aktiviteteve kulturore, konferencave, këshillave kombëtare, dëgjesave publike, të parashikuara për t’u zhvilluar në institucionet e varësisë Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”, Cirku Kombëtar, Qendra Kombëtare, Kulturore për Fëmijë, Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit, Biblioteka Kombëtare, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Mbylljen deri në datën 3 prill 2020 të muzeve publikë në varësinë e Ministrisë së Kulturës. Mbylljen deri në datën 3 prill 2020 të parqeve arkeologjike dhe pezullimin e shërbimit për përdoruesit dhe mbylljen e sallave të leximit në Bibliotekën Kombëtare. Sipas njoftimit zyrtar, protokolli për kërkesa/ ankesa pranë Ministrisë së Kulturës do të funksionojë me orar të reduktuar. Me mbylljen e institucioneve apo dhe pezullimin e aktiviteteve jeta artistike është paralizuar në vend. Ndërsa edhe institucionet që janë në varësi të bashkive të ndryshme gjithashtu kanë anuluar aktivitetet.