BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ministria e Kulturës merr në mbrojtje ish kampin e Tepelenës

Ministria e Kulturës merr në mbrojtje ish kampin e Tepelenës

Ministria e Kulturës dhe IMK shpallin në mbrojtje paraprake ish kampin e internimit të Tepelenës. Në urdhrin e datës 24.8. 2018 firmosur nga drejtoresha e IMK Daniel Pirushi bëhet me dije se ngarkohet Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare të Gjirokastrës dhe Sektori i Qendrave Historike dhe Arkitekturës së Traditës dhe Peisazhit në Institutin e Monumenteve të Kulturës të përgatisë dokumentacionin përkatës për verifikimin e interesit kulturor të objektit, bazuar në nenin 60, pika 2 të ligjit nr 27/ 2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. “Deri në vërtetimin e interesit kulturor ose mungesën e tij ndalohet çdo lloj ndërhyje në gjendjen fizike në objekt”, shkruhet urdhrin e firmosur nga Daniel Pirushi, drejtoreshë e përgjithshme e IMK. Ky kamp është përzgjedhur nga AIDSSH si shenjë kujtese dhe nderimi ndaj viktimave të sisteme totalitare në Shqipëri për të vijuar procesin e kurimit me të shkuarën. Projekti u iniciua nga AIDSSH ne bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës si edhe familjarët e atyre që vuajtën në atë kamp. Projekt-ideja e Memorialit Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar në Tepelenë u konceptua nga Gjon Radovani. Ideja e plotë u prezantua në Tepelenë më 30 gusht 2017, në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë dhe Muzeun Historik Kombëtar. Sipas materialeve të publikuara mbi 5.000 persona u përndoqën në këtë kamp gjatë komunizmit prej prillit të 1949 deri në mars të 1954. Familjet e persekutuara vinin nga veriu i vendit dhe kampi ishte kundër-përgjigjja e qeverisë komuniste ndaj grupit të familjeve të njohura si “Rezistenca e Maleve” që kundërshtuan me armë vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Aty grumbulloheshin të gjitha ato familje që etiketoheshin nga pushteti komunist si reaksionarë, kulakë, borgjezë, tradhtarë të deklasuar dhe agjentë të huaj. Kampi i përqendrimit të Tepelenës ka funksionuar si kamp internimi në vitet 1948-1954. Ky kamp ka shërbyer në fillim si bazë e ushtrisë italiane për luftën italo-greke, më pas si kamp përqendrimi dhe në fund si repart ushtarak për ushtrinë e diktaturës. Bëhet me dije se projekt-ideja e muzealizimit të tij të konceptuar nga Gjon Radovani ka për qëllim transformimin e tij në një qendër muzeale kujtese dhe respekti për viktimat e diktaturës.