BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

Ministria e Kulturës pagëzon majin si “Muaji i Muzeve”

Ministria e Kulturës pagëzon majin si “Muaji i Muzeve”

Ministria e Kulturës e ka pagëzuar majin si “Muaji i Muzeve”. Ministrja Elva Margariti shprehet se muzetë janë pjesë e kujtesës, na rrëfejnë prej nga vijmë e ku duhet të shkojmë. Sipas ministres së Kulturës për të qenë sa më pranë publikut edhe ky muaj u pagëzua, si “Muaji i Muzeve”. “Me shpresën se shumë shpejt do të mund të rikthehemi për të vizituar fizikisht muzetë, por edhe duke dashur të jemi sa më pranë publikut virtualisht, menduam të pagëzojmë majin si “Muajin e Muzeve”. Ju ftoj të na ndiqni në rrjete sociale për të zbuluar copëza nga thesaret, shpërndarë në muzetë tanë, ture virtuale që do të na japin mundësinë të udhëtojmë në të gjithë muzetë e botës, si edhe kuriozitete e guida të përshtatura për më të vegjlit në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës””, shkruan ministrja Margariti në profilin e saj. Gjatë këtyre ditëve muzetë e vendit po vazhdojnë që të prezantojnë objektet e tyre në mënyrë virtuale për publikun. Jo vetëm muzetë në Tiranë, por dhe në rrethe prej disa ditësh po prezantojnë objektet e tyre në mënyrë virtuale. Muzeu Historik Kombëtar si më i rëndësishmi në vend, këtë tur virtual e quan si një udhëtim në thesaret e tij, po ashtu dhe Muzeu Arkeologjik i Apollonisë ka vijuar me prezantimin e objekteve, gjithashtu dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe të tjerë institucione muzeore kombëtare janë bërë bashkë në këtë nismë të Ministrisë së Kulturës. Në vijim me udhëtimin në thesaret e Muzeut Historik Kombëtar, institucioni publikoi edhe reliev me figurën e Nikes, gjysma e dytë e shekullit V para Krishtit Vrinë, Butrint. Artefakti që mbart figurën e perëndeshës së fitores u gjet në bregun pranë derdhjes së kanalit të Vivarit në Vrinë, Butrint, në fund të viteve ‘20 të shekullit të kaluar. Stili, punimi dhe lloji i veçantë i mermerit dëshmojnë për prejardhjen e relievit, që datohet në gjysmën e dytë të shekullit V para Krishtit. Relievi paraqet Niken, perëndeshën e fitores me qëndrim triumfal dhe me flatra të hapura. Dora e majtë e saj mbështetet mbi tropajon, shenjë e fitores, formuar nga parzmore armike vendosur mbi shkëmb.