
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Ministria e Kulturës shtyn afatin e konkursit ndërkombëtar për muzeun “Besa”

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Mars 2023

Muzeu “Besa” një institucion sa kujtese aq edhe dialogu. Ministria e Kulturës hapi më 13 shkurt konkursin ndërkombëtar për hartimin e projektit të muzeut “Besa”, por dje ministrja Elva Margariti njoftoi se është shtyrë afati i dorëzimit të dokumenteve për ata që duan të marrin pjesë në konkurs. Ministrja Margariti shton gjithashtu se muzeu “Besa” ka pasur jehonë dhe në median e huaj. “Kemi ndërmarrë një nismë të re, që na prek të gjithëve: ngritjen e muzeut "Besa", një institucion sa kujtese aq edhe dialogu. Në datën 13 shkurt 2023 hapëm konkursin ndërkombëtar për hartimin e projektit të këtij muzeu që do të vendoset në zemër të Tiranës. Për shkak të kërkesave të shumta, afati i dorëzimit të fazës së parë, shtyhet! Afati i ri i fazës I: 20 mars (17:00). Jemi me të vërtetë të lumtur për jehonën që ka gjetur ky lajm edhe në median ndërkombëtare”, shprehet ministrja e Kulturës në rrjete sociale. Muzeu do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve. Qëllimi i konkursit ndërkombëtar që u hap nga Ministria e Kulturës është të përftohen koncepte bashkëkohore dhe vizionare për ndërhyrje të karakterit arkitekturor dhe restaurues për rehabilitimin dhe adaptimin e objektit ekzistues me status "monument kulture", kategoria I, si dhe ndërhyrje rijetësuese, të cilat synojnë krijimin e një hapësire të re kulturore të shtuar në kryeqytet. Konkursi ndërkombëtar për projektin e muzeut "Besa" i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik. Ndërhyrjet në këtë objekt do të zhvillohen në tre linja/kategori: Ndërhyrje restauruese; Ndërhyrje rijetësuese/ Funksione të reja; Muzealizim.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
