BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Kultura

Ministria e Kulturës u mbyll derën artistëve, Mehdi Malkaj: Po na trajtojnë si kriminelë, situatë e tmerrshme

Ministria e Kulturës u mbyll derën artistëve, Mehdi Malkaj: Po na

Rikthehen përplasjet mes qeverisë dhe artistëve sa i takon godinës së Teatrit Kombëtar. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, një grup artistes i janë drejtuar dje godinës së ministrisë, për të dorëzuar një kërkesë për zbatimin e këtij vendimi. Por artistët nuk u lejuan të futen brenda dhe rojet u mbyllën derën. Kjo solli reagime të ashpra nga artistët. Aktori Mehdi Malkaj ka deklaruar se po trajtohen si kriminelë. “Tani e kuptova më në fund që jemi një grup kriminelësh që na përplasën derën në turinj. Kemi hyrë në të gjitha dyert e prokurorive dhe gjykatave, si zotërinj na kanë pritur e përcjellë. Tani këta Ministrisë së Kulturës dinë një gjë që ne nuk e dimë. Unë tani e mora vesh që jam krimineli i fundit në Tiranë e s’më lënë të hyj brenda. Ky është turp, si nuk kanë turp nga vetja, mirë nga ne që jo. Është e tmerrshme. Dy veta do hynin brenda, do dorëzonin një dokument e do ikim. Kaq, pse bëhet kaq e madhe. Na është argasur lëkura me këto protesta, s’kanë çfarë na bëjnë. Katër vite që merremi me këtë punë, kaq e kishte dhe kjo mandatin. Që i rëntë mandati kësaj ministre, se vetëm ministre Kulture nuk është. S’ka lidhje me kulturën. Ministre Kulture që mbyll dyert?! S’është ministre Kulture, por burgu”, tha ai.

Reagon aktorja Juli Emiri

Lidhur me veprimin e Ministrisë së Kulturës ka reaguar aktorja Juli Emiri. Në një thirrje drejtuar ministres së këtij institucioni, ajo tha se Elva Margariti nuk duhet të ketë frikë nga aktorët por nga “ato çfarë ka bërë”. Juli Emiri u shpreh se nuk kanë shkuar në Ministri për ta pështyrë në surrat, pasi sipas saj, do e kishte bërë kur Elva Margariti i shkoi në premierën e filmit të saj. “Kjo ka frikë dhe mirë bën së ka frikë, se e di çfarë ka bërë. Kjo Elva ka qenë tek premiera e filmit tim, një nga rastet ku jemi hasur në eventet kulturore ku fusin hundët dhe kërkojnë të zënë edhe hapësirën tënde. Se fusin hundët dhe aty ku të takon ty të kënaqesh, fusin hundët këto. Tek premiera e filmit tim ka dalë dhe ka folur madje për artin dhe për çfarë flet kjo, të ishte për të pështyrë në surrat siç e meriton moj Elva, të kisha pështyrë aty unë a e kupton. Nuk vijmë të pështyjmë këtu, se kemi lënë të pështyjmë në surrat, e kemi lënë t’iu rrahim me ligje dhe me të drejtën tonë”, tha ajo. Më tej ajo ja ka bërë të qartë ministres se karrigia ku ajo ulet nuk është e saj. “Ti ke ardhur tek premiera e filmit tim dhe s’të kam pështyrë në surrat siç e meriton dhe s’të kam thënë një gjysmë fjale sepse respektoj eventin, vendin ku punoj. Kurse ti në këtë vendin ku je e punësuar guxon dhe më mbyll derën që jam qytetare në radhë të parë, aktore në radhë të dytë dhe guxon u mbyll derën aktorëve të TK, si edhe aktorëve që janë sa dyfishi i moshës tënde. B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige”, tha aktorja. Qeveria prishi godinën e Teatrit Kombëtar me argumentin se do të ndërtohet një e re, por ky proces ka shkaktuar shumë reagime dhe protesta. Presidenti e dërgoi në Kushtetuese çështjen dhe Gjykata dha një vendim ku rrëzon procedurat e ndjekura deri më tani për godinë e re. Artistë e cilësojnë si fitore të tyre dhe kërkojnë që të ndalen punimet.