BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Kultura

Miratohet komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare për çmimet “Oscar”

Miratohet komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare për

Qendra Kombëtare e Kinematografisë hapi ditë më parë thirrjen për kandidaturën e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 96-të të çmimeve “Oscar”. Një ditë më parë QKK bëri me dije se janë zgjedhur dhe anëtarët e komisionit selektues. “Miratohet nga Academy of Motion Pictures Arts and Sciences (AMPAS) Komisioni Përzgjedhës i Kandidaturës Shqiptare për Kategorinë “International Feature Film”, edicioni i 96-të i çmimeve “Oscar”. Përbërja e komisionit që do të përzgjedhë kandidaturën shqiptare për edicionin e 96-të të çmimeve “Oscar”, kategoria “International Feature Film” është si më poshtë: Arben Lami (kryetar), Gerta Qurku, Genc Përmeti, Eno Milkani, Florenc Papas”, thuhet në faqen zyrtare të QKK. Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ftoi ditë më parë shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 96-të të çmimeve “Oscar”, që do të akordohen nga The Academy of Motion Picture Arts and Sciences më 10 mars 2024, ndërsa ka bërë me dije dhe kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori. “Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë. 1. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta. 2. Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023. 3. Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht. 4. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50 për qind dialog në gjuhën shqipe. 5. Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50 për qind, aktorë dhe staf shqiptar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Afati për materialet që dërgohen nga producenti i filmit të përzgjedhur në zyrat e A.M.P.A.S. është ora 17:00, e hënë, 2 tetor, 2023.

 

Më të lexuarat