BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Kultura

Miratohet projekti i restaurimit të Urës së Golikut në Pogradec

Miratohet projekti i restaurimit të Urës së Golikut në
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për restaurimin e Urës së Golikut, Pogradec. Instituti i Monumenteve të Kulturës shkruan se projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në monument. “Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, vijon IMK. Ura e Golikut në lumin Shkumbin, pjesë e rrugës Egnatia, mbetet një atraksion turistik sidomos për të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore. Ajo ndodhet në zonën e Mokrës, 40 km larg qytetit të Pogradecit mbi lumin Shkumbin në fshatin Golik. E klasifikuar si monument kulture i kategorisë të parë, Ura e Goliut është ndërtuar në shekullim e XVII. E gjatë 17 metra, e gjerë 3 metra dhe 10 metër e lartë, kjo urë ka qenë pjesë e rrugës Egnatia. Ura gjendet në Selcën e Poshtme në dalje të fshatit Golik. Rruga, e cila të çon tek ura është në gjendje normale dhe e gjitha e asfaltuar. Ndërkohë afërsia me ujin dhe malin ofron një peisazh mahnitës për këdo që do të ndjekë itinerarin e vjetër të rrugës Egnatia. Ura e Golikut është me dy qemerë në formë gjysmërrethore, midis tyre gjendet një dritare shkarkuese (edhe kjo me qemer gjysmërrethor), dhe në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit është ndërtuar një shpore (çarës uji, karakteristikë që e kanë shumica e urave me dy ose më shumë qemerë në Shqipëri). Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, kjo jo thjesht për estetikë, por për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë. Pogradeci dhe zona afër tij, kanë qenë vendbanime të rëndësishme në lashtësi. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjes se Krishtit. Gjurmë të kësaj lashtësie gjenden afër Buqezës, ku ndodhen disa palafite prehistorike të ndërtuara mbi sipërfaqen e ujit. Po në këto zona janë dhe varret monumentale të Selcës së Sipërme dhe zbulimet e tjera arkeologjike, që flasin për një rajon tepër të zhvilluar në lashtësi. Këtu ka jetuar dhe është varrosur edhe mbreti ilir Klit. Sipas burimeve të antikitetit, kjo zonë ka qenë e banuar nga fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaretëve.