Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mirela Kumbaro: Leximi, një çështje që i shoqëron të gjithë

Postuar: 16/11/2018 - 07:27

Në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi konferencën "Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?".  Në konferencë merrte pjesë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës, përkthyes etj. Në fjalën e saj ministrja Kumbaro u shpreh se leximi duhet të jetë një çështje që i shoqëron të gjithë.

“Kemi katër vjet që e vëmë theksin te leximi dhe lexuesi, kur flasim për librin. I referohemi disa shifrave të cilat dolën nga INSTAT, por që nuk janë befasuese edhe pse tronditëse. Këto shifra nuk u shoqëruan me një analizë më tej, që nuk është vetëm Ministria e Kulturës apo Shoqata e Botuesve, që duhet ta bëjë, por leximi si një mënyrë, si një instrument, si një rrugë emancipimi i shoqërisë duhet të jetë një çështje që shoqëron të gjithë aktorët shtetërorë, publik, privat por edhe ata social”, u shpreh Kumbaro. Kryetari i Shoqatës së Botuesve  Petrit Ymeri, në konferencën e mbajtur lidhur me "Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?” u shpreh se kërkohen ndryshime rrënjësore për të dalë nga situata problematike.

“Po të vësh re bibliotekat e shkollave sidomos, përballesh me një situatë jo të gëzuar. Mendoj që është e domosdoshme që të bëhen ndryshime rrënjësore. Është edhe një problem të cilit Ministria e Kulturës i ka kushtuar vëmendje, sidomos muajve të fundit, me projekte të ndryshme si “Takohemi për një libër”. Kemi bërë një tur me një grup të Shoqatës së Botuesve  vjet në disa qytete të jugut të Shqipërisë, në shkolla të qyteteve dhe fshatrave dhe ishte një trishtim i vërtetë”, pohoi Ymeri në fjalën e tij. Më tej ai shtoi se duhet të ketë buxhete dhe më shumë organizim. “Duhet një lëvizje dhe një bashkëpunim shumë i mirë për të pasuruar bibliotekat. Në fund të fundit është detyrë e të gjithëve, por është detyrë e shtetit në radhë të parë  që të ushtrojë një detyrim kushtetues për t’i dhënë kulturë rinisë, fëmijëve. Duhet të kemi ide të qarta, duhen buxhete, dhe duhet organizim, një bashkëpunim”, nënvizoi ën fjalën e tij Ymeri. Ndërkaq që nesër në Panairin e Librit do të ndahen dhe çmimet, për të vijuar dhe të dielën kur është dhe dita e fundit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.