Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Kultura

Miron Kotani: Festivali i 59 i Këngës në RTSH, me kërkesa absurde për pranimin e këngëve në fazën e parë

Miron Kotani: Festivali i 59 i Këngës në RTSH, me kërkesa

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit vjen në edicionin e 59. Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur prej disa ditësh dhe kriteret për pjesëmarrje dhe fton krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim. Por ndërsa RTSH ka disa javë që ka nxjerrë spotin për pjesëmarrje, kompozitori Miron Kotani thotë se janë disa kërkesa të gabuara për ata që duan të marrin pjesë në këtë konkurrim. Kompozitori shprehet se pyetja e parë, që i vjen në mendje sa shikon spotin e RTSH është kush i miraton kriteret e pjesëmarrjes për artistët në festival? “Duket në pamje të parë se aty ka disa kërkesa absurde e të gabuara sipas meje, sidomos sa i takon fazës së parë të pranimit të këngëve. Jo vetëm për numrin tejet të madh të kërkesave (mund të ishin thjeshtuar e përmbledhur në vetëm tre- katër pika gjithsej), ku vetëm një pjesë e vogël e artistëve mund ti plotësojnë ato, por fjala vjen një nga pikat përfundimi i plotë i bazës orkestrale me dhe pa back vokal, çfarë i hyn në punë komisionit të përzgjedhjes në fazën e parë kur ky mund të dëgjojë direkt këngën e plotë të përfunduar? Apo mos vallë juria vlerëson me pikë më vete veçmas orkestracionin dhe fotografinë e këngëtarit?”, shprehet kompozitori. Në reagimin e tij kompozitori Miron Kotani shton më tej, se nga RTSH duhet të ishin bërë publike dhe shumë gjëra të tjera në lidhje me edicionin e 59 të festivalit. Kotani thotë se duhet bërë publik stafi organizativ, sa këngë do të jenë në këtë garë, etj. “A ka një rregullore dhe platformë festivali? Nëse ka një statut- rregullore kush e përcakton atë? A duhet bërë publik ai? Cili është stafi organizativ dhe udhëheqësi artistik i festivalit? Në çfarë kriteresh e projekt- platformash përzgjidhet ai? Festivali i 59- të sa këngë do të ketë në garë dhe si do të jenë fazat garuese? Këto dhe shumë të tjera duhet të ishin bërë publike nga ana e RTSH-së përpara daljes se spotit gjigant e të fryrë mendoj”, vijon më tej kompozitori Miron Kotani.

Shpenzimi për këngën

Realizimi i një kënge ka shpenzimet e saj, por sipas kompozitorit Miron Kotani RTSH duhej të shtonte një tjetër pikë të rëndësishme në lidhje me pjesëmarrësit në festival. “Nëse kënga nuk fiton? këtu mendoj që RTSH duhet të shtojë një pikë shumë të rëndësishme, ndryshe kontrata që ajo kërkon të lidhë me artistët është totalisht e njëanshme në favor të saj e në dëm të artistëve. Mund të shtohej fare mirë kjo pikë: Në rast se kënga nuk fiton në festival, por i plotëson të gjitha pikat e kontratës së spotit atëherë RTSH paguan shpenzimet e çdo artisti për realizim e këngëve dhe e fut këngën automatikisht në programet e saj kompetitive ( siç mund të jenë: Anketa Muzikore, Koncerti i Pranverës, spektakle, show televizive, etj)”, thotë kompozitori. Sipas tij, vetëm nëse do të kishte garanci për transparencë e vlerësim objektiv e të barabartë për të gjithë artistët pjesëmarrës çka e siguron vetëm pika 10 po të shtohet, atëherë RTSH e përmbush mision për mbarëvajtjen e ngjarjes më madhore muzikore në vend. “Kam edhe shumë pika të tjera, por po e mbyll dhe me diçka të rëndësishme. Si përzgjidheshin këngët në vitet ‘70 -‘80? Interpretimi live me piano mendoj duhet të ishte pika e parë e më e vlerësuar e komisionit gjatë përzgjedhjes në fazën e parë”, përfundon kompozitori Miron Kotani. Në njoftimin e RTSH thuhet se të gjitha materialet e kërkuara duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 tetor 2020 në zyrën e festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike. Festivali i Këngës në RTSH mbahet çdo vit në muajin dhjetor.