BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Miron Kotani: Mostransmetimi i muzikës shqiptare është gangrenë në RTSH, nuk duhet të dominojë muzika e huaj

Miron Kotani: Mostransmetimi i muzikës shqiptare është

Radio Televizioni Shqiptar duhet të transmetojë më shumë muzikë shqiptare. Kështu shprehet kompozitori Miron Kotani, i cili thotë se pak i kushtohet vëmendje edhe materialeve muzikore, që janë në arkivin e RTSH. Për kompozitorin e njohur, ky është një problem që vijon prej vitesh dhe ka festivale, koncerte, etj, me krijimtarinë muzikore shqiptare, që nuk ristransmetohen për publikun. Kotani thotë se nëse në shtetet e tjera, televizionet kombëtare i kushtojnë më shumë vëmendje krijimtarisë së tyre nacionale, tek ne sipas tij kjo nuk ndodh. “Në 20 vitet e fundit, ajo që vihet re në RTSH është mungesa e transmetimit të muzikës shqiptare. Radio Televizioni Shqiptar e ka detyrim ligjor, të paktën dhe moral, duke qenë televizion publik i shqiptarëve dhe stacion kombëtar që ka dhe rol edukues në shijet e publikut. Por dhe në çdo vend tjetër në botë, që janë kanalet shtetërore si në Itali apo Francë, transmetojnë në 99 për qind të rasteve muzikën nacionale të vendeve të tyre. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe RTSH”, shprehet Kotani. Për kompozitorin Miron Kotani, RTSH tani ka disa kanale, mes tyre dhe RTSH Muzikë, që sipas tij pak transmetohet muzikë shqiptare. Për kompozitorin dhe instrumentistin Miron Kotani, në një televizion publik kombëtar duhet të kishim dhe më shumë spektakle muzikore. “Është televizion publik kombëtar dhe nuk e kuptoj, që në RTSH Muzikë shikoj nga mëngjesi në darkë përshembull Sanremon, muzikë të huaj nga aktivitete botërore, që shumë mirë sepse duhen dhe ato, por në raport me muzikën shqiptare duhet të ishte komplet një balancë e kundërt. Duhet të kishim dhe festivalet folklorike, që të jepen. Të organizohen emisione me kompozitorë, poetë e këngëtarë. Të dalë në ekran Mentor Xhemali, Tonin Tërshana, Vaçe Zela, Ema Qazimi, etj. Mirë këtë që nuk bën, por spektaklet muzikore i ke të pakta”, thotë më tej Kotani.

Arkivi muzikor 

Kompozitori Miron Kotani shprehet se në ekranin e RTSH duhet të dalë e gjithë krijimtaria muzikore shqiptare, gjë e cila sipas tij nuk po ndodh prej vitesh. “Mostransmetimi i muzikës shqiptare është gangrenë në RTSH, jo vetëm e këtij institucioni, por e gjithë shoqërisë shqiptare, sepse këtë nuk e bëjnë dhe televizionet e tjera. Revolta ime si publik në radhë të parë, dhe pale më si krijues, që aty duhet të dalë e gjithë muzika shqiptare”, thotë ai. Në reagimin e tij kompozitori vijon se arkivi me materialet muzikore, që ka RTSH është shumë i pasur. Përmban shumë materiale, ku sipas tij pas vitit 1990 janë të regjistruar dhe koncertet e Orkestrës Simfonike të RTSH, që duhet të transmetohen.“Nuk duhet të harrojmë që RTSH ka një arkiv shumë të pasur. Me arkivin e muzikës klasike të paktën, që nga 1990 janë të regjistruar të gjitha koncertet e Orkestrës Simfonike të RTSH, që nuk gjejnë pasqyrim gjatë transmetimit televiziv që i bën RTSH. Në total RTSH ka shumë pak orë transmetim muzikë shqiptare, ndërkohë që i ka të gjithë mundësitë për ta përmbysur këtë raport. Nuk e bëjnë stacionet e tjera televizive në vend, por RTSH duhet ta bëjë sepse e ka detyrim ligjor. Unë këtë shikoj si problematikë kryesore në fushën e muzikës”, vijon Kotani. Një tjetër problem për kompozitorin Miron Kotani janë dhe këngët e Festivalit të Këngës në RTSH, që zhvillohet çdo vit në dhjetor. Ai thotë se nuk kanë sa duhet transmetim në ekranin e RTSH, ku mungojnë dhe emisionet.  “Mbaron një festival kënge në RTSH dhe nuk ka një emision që ta marrë në analizë ose nuk ka një program, që të transmetojë këngët më në detaje. Kush e ka bërë x këngë, cili është kompozitori, autori i vargjeve, të ketë intervista me ta, biseda dhe opinion sqarues me publikun. Por mbaron festivali i këngës të gjitha këngët i mbyll në sirtar dhe kujtohen rrallë për transmetim”, vijon më tej ai. Problem për kompozitorin Kotani është dhe mungesa  e ritransmetimit të festivaleve të këngëve për fëmijë, që janë zhvilluar në vite.