BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem

Muzika shqiptare është vlerë e trashëgimisë sonë që duhet promovuar, por pak bëhet nga institucionet. Kompozitori Miron Kotani thotë se ka institucione kulturore, që nuk e kanë në qendër të vëmendjes muzikën shqiptare. Në intervistën për gazetën “SOT” kompozitori Kotani thotë se duhet të kemi të botuar edhe krijuesit e muzikës shqiptare. Sipas tij muzika është vlerë e trashëgimisë sonë që duhet promovuar jo vetëm me koncertet, por dhe me botime librash dhe transmetimin e saj. Kompozitori Kotani ndalet dhe te problemet me të drejtën e autorit në fushën e muzikës, që sipas tij po ecet me hapin e breshkës. Shqetësuese për kompozitorin Miron Kotani është dhe mungesa e veprave madhore si opera dhe balete shqiptare në skenë. Miron Kotani është autor i shumë këngëve për të rritur e fëmijë, i disa muzika të filmave dhe njihet si orkestrues i mijëra këngëve shqiptare në tre dekadat e fundit, me këngëtarët më të mirë të trojeve shqiptare. Kotani tregon se si krijues në fushën e muzikës ka shumë ide, por mbështetja dhe mundësitë për ti realizuar ato janë të pakta.

-Jeni kompozitor dhe pohoni herë pas here që nuk publikohet dhe promovohet sa duhet muzika shqiptare. Sipas jush, pse kjo mungesë vëmendjeje?

Muzika shqiptare jo vetëm që nuk promovohet, por ajo është e zhdukur komplet. Unë në vitet e demokracisë njoh gjithë këngët e Festivalit të 11 në RTSH dhe nuk njoh asnjë këngë nga festivali i 10, nga festivali i 12, 13, etj, apo krijimtarinë e tërë krijuesve që nuk kemi një kolanë të saktë të përqendruar të gjithë krijimtarisë shqiptare. Muzika shqiptare është pothuaj e izoluar, pasi shumë institucione kulturore  si përshembull RTSH nuk e kanë në qendër të vëmendjes, duke e anashkaluar ose mos transmetuar apo publikuar atë. Problem tek ne për muzikën shqiptare janë politikat e institucioneve kulturore, që drejtojnë në vend.

-Ju thoni problem i politikave të institucioneve kulturore, por ku i shikoni problemet?

 Institucionet janë RTSH, Ministria e Kulturës, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, që duhet të bëjnë shumë më tepër për muzikën shqiptare dhe ta kenë në qendër të vëmendjes.

-Më parë jeni shprehur se dhe Akademia e Shkencave ka bërë më shumë se Ministria e Kulturës për autorët e muzikës shqiptare. Çfarë ka munguar nga ministria?

Ashtu sikundër kemi kolanat të botuar për Naim Frashërin, Jeronim De Radën, për gjithë klasikët e rilindjes të letërsisë, e njëjta gjë të ndodhë edhe në muzikë. Duhet të kemi të botuar të gjithë krijuesit e muzikës shqiptare, por të paktën të fillojmë me ata më kryesorët që janë klasikët dhe janë Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Prenk Jakova, Tish Daija, Kujtim Laro për të dalë tek brezi i dytë më i mëvonshëm. Për mua duhet të kemi një librari, që fatmirësisht ne kemi muzikë shumë të pasur, por nuk e kemi të aksesueshme për publikun ose për të gjithë ata që duan të studiojnë muzikë, sepse muzika nuk është vetëm për profesionistët e fushës. Muzika është vlerë e trashëgimisë sonë që duhet promovuar, me koncerte, me botime librash, transmetime, etj.

-Çfarë po ndodh me të drejtën e autorit në fushën e muzikës?

Me të drejtën e autorit jemi në vendnumëro. Bëhet një shpërndarje vjetore, por që nuk ka as transparencë, meritokraci me mënyrën e vlerësimit se si bëhet monitorimi ose si shpërndahen ato të ardhura, që numërohen. Për të drejtën e autorit në muzikë jemi me hapat e breshkës.

-Sikurse ju edhe të tjerë autorë të muzikës shqiptare janë shprehur për këtë problem. Mungesa e veprave të reja si opera dhe balete shqiptare në skenë, si ndikon në për zhvillimin e artit?

Baletet dhe operat shqiptare mungojnë në skenë, sepse kjo ka ardhur si pasojë e politikave të gabuara, që kanë ndjekur të gjithë qeveritë, apo Ministritë e Kulturës dhe më parë, që nuk kanë çelur asnjë fond për krijimtarinë e muzikës serioze shqiptare. 30 vjet që nuk kemi një opera kombëtare në skenë. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet me një të rënë butonit dhe kemi një opera shqiptare në skenë. Duhet të fillojë sot, që të kemi një opera shqiptare pas 10 vitesh. Nga Ministria e Kulturës në vend duhet të fillojë një politikë, që të përkrahen autorët dhe kompozitorët, të ketë një jetë koncertore profesionale të stabilizuar në çdo institucion. Flas për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit apo RTSH. Natyrisht që kemi progres dhe këto vitet e fundit janë bërë aktivitete muzikore, qoftë dhe përpjekjet që bëjnë institucionet si Akademia e Shkencave, por sërish jemi shumë pak në krahasim me atë që duhet të jemi ose në krahasim me aty ku janë vendet e Bashkimit Europian. Në BE do të shkojmë me art dhe kulturë, me muzikën shqiptare. Por ne e kemi muzikën tonë këtu dhe kemi një tabu të frikshme në vend që të përkrahim krijimtarinë e re, autorët e rinj, studentët që dalin nga Akademia e Arteve dhe të kemi një politikë muzikore, ku që në kopësht duhet të fillojë edukimi muzikor. Lënda e edukimit muzikor duhet të jetë kryesore në shkollë. Sot nuk kemi një spektakël për fëmijë dhe është një jetë shumë e varfër artistiko-muzikore, që duhet të fillojë që në embrion. Nëse nuk krijohet që në embrion nuk do kemi opera dhe për 100 vjet të tjera nëse ne nuk arrijmë ta edukojmë brezin që në fëmijëri, që duhet të ketë politika kulturore dhe arsimore.

-Korriku ishte muaji i kinematografisë. U bë dhe një aktivitet për 70-vjetorin e Kinostudios. Ndërkohë ju si kompozitor keni shkruar muzikë filmash për prodhime pas viteve ’90, por për ju çfarë ishte Kinostudio?

Unë jam rritur me filmat e Kinostudios dhe aty ka art të mirëfilltë. Për mua Hollivudi është Kinostudio dhe filmat që ka prodhuar ajo kohë. Edhe filmat që janë prodhuar pas viteve ’90 janë shumë të bukur, por janë shumë më të paktë në numër dhe nuk gjejmë pasqyrim në transmetim. I mrekullueshëm për mua është filmi “Vdekja e kalit”, në vitin 1991 me regji nga Saimir Kumbaro. Film i jashtëzakonshëm, regjisor i jashtëzakonshëm dhe lojë aktoriale e jashtëzakonshme me aktorët si Timo Flloko, Rajmonda Bulku, etj.

-Herë pas here rikthehet diskutimi për filmat që janë prodhuar në Kinostudio, për përmbajtjen dhe shfaqjen e tyre. Ju si pjesë e komunitetit artistik në vend, si e shikoni këtë?

Për filmat që janë prodhuar në kohën e Kinostudios është absurditeti më i madh, që të çohet nëpër mend për tu ndaluar. Jam kundra çdo lloj censure, sepse bëjmë të njëjtin gabim siç kanë bërë për 45 vite me radhë në kohën e komunizmit, që përshembull ndalohej Festivali i 11, etj. Gjithë ajo censurë e monizmit të fillojë dhe sot në demokraci është absurditeti më i madh. Edhe filmat për Hitlerin nuk janë të ndaluar. Rëndësi ka që ata filma njerëzit ti njohin dhe ti studiojnë ashtu siç janë bërë, sepse pasqyrojnë jetën si është menduar dhe jetuar në ato vite. Ne kemi shumë filma, që janë prodhime të Kinostudios dhe për mua dhe ata filma që janë të indoktrinuar apo flasin për Enverin ashtu ka qenë koha. Ashtu ka qenë ajo epokë me të mirat dhe të këqijat e veta. Nuk ke pse sot t’i ndalosh, por duhen transmetuar që ne sot të gjykojmë se si ka ekzistuar ajo kohë e para viteve ‘90 në vendin tonë. Te ata filma mund të gjesh dhe një muzikë të bukur dhe një lojë të jashtëzakonshme aktoriale. Ke aktorë në filma si Reshat Arbana, Robert Ndrenika, etj, që i gjithë ai brez është i papërsëritshëm nuk vjen më, sepse koha ka prodhuar të tillë art dhe film. Ata filma të jenë objekti i studimeve dhe kritikës, por jo ti ndalosh shfaqjen. Mund të bësh një kritikë, një emision me të ftuar, etj, por jo ta ndalosh së transmetuari.

-Në aktivitetin tuaj si kompozitor keni shkruar dhe muzikë filmash, si e shikon zhvillimin e kinematografisë shqiptare dhe çfarë është për ju problem?

Për mua problem është, që kinematë nuk funksionojnë si dikur. Shikoni sot sa kinema funksionojnë në Tiranë, sa kinema ka në qytetet kryesore turistike të vendit? Për mua është një iniciativë shumë e mirë e aktivitetit “OpenCinema”, që vazhdon përpjekjet të shëtisë në qytete, por nuk mjafton. Për filmin shqiptar duhet të kemi politika shumë herë më stimuluese. Të jenë politika më propaganduese për artin filmik shqiptar. Ishte një mbrëmje e bukur 70-vjetori i Kinostudios, që u luajt muzika e filmave, por është pak që të presim vetëm kur kemi përvjetorë për të promovuar filmat. Unë sot ngre një problematikë të tillë, që ashtu siç kemi RTSH shqip që transmeton 24 orë filma, duhet të kemi dhe 2-3 stacione që transmetojnë muzikën shqiptare, duke nisur që nga këngët për fëmijë dhe deri tek çdo aktivitet tjetër muzikor.

-Si krijues në fushën e muzikës, çfarë mund të na zbuloni mbi projektet tuaja?

Unë si krijues në fushën e muzikës kam shumë gjëra në sirtar që rrinë aty. Kam shumë ide, por mbështetja dhe mundësitë për ti realizuar dhe shfaqur ato janë të pakta. Duke filluar që nga këngët për fëmijë, që kam një seri botimesh të pafundme krijimtari dhe deri te veprat madhore siç janë poemat simfonike, të cilat mua më “flenë” në sirtar.