BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Miron Kotani: Nuk ka një politikë për ta zgjidhur situatën me të drejtën e autorit në vend dhe jemi si 30 vjet përpara

Miron Kotani: Nuk ka një politikë për ta zgjidhur situatën

 Zbatimi i së drejtës së autorit në vend në fushën e muzikës për krijuesit është një problem, që po tregon se nuk ka një politikë si duhet. Në reagimet e tyre autorë të muzikës në vendin tonë herë pas here shprehen për probleme dhe moszbatim të ligjit, por thonë se është një situatë që nuk ka ndryshim. Kompozitori i njohur Miron Kotani thotë se me të drejtën e autorit është një situatë si 30 vjet përpara. “Jemi në vendnumëro me të drejtën e autorit në vendin tonë, si kemi qenë këtu e 30 vjet përpara. Nuk ka asnjë progres në lidhje me zbatimin e së drejtës së autorit në vendin tonë. Kemi vetëm zëvendësim të drejtorëve, ndryshohet ligji dhe problemi është po në fillesë në gjenezë. Nuk ka asnjë hap përpara, asnjë progres. Nuk ka asnjë transparencë, nuk bëhet informim minimal për kompozitorët”, thotë Kotani. Shqetësuese për kompozitorin Miron Kotani është dhe fakti, që për krijuesit ai shpërblim që arrihet të merret nga fusha e muzikës për të drejtën e autorit është i ulët. Ai thotë se është një shumë qesharake. “Jemi në qershorin e vitit 2023 dhe akoma nuk kemi marrë shpërblimin e vitit 2022, shpërndarjen  e të ardhurave të vitit që kaloi. Ajo është një shpërndarje aq e vogël, një shumë qesharake që varion nga 10 mijë lekë të reja deri në 30 mijë të reja. Më thoni një autor që ka bërë simfoni, muzikë filmash, këngë dhe të marrë një shumë qesharake prej 10 mijë lekë të reja në vit?”, thotë kompozitori Miron Kotani.

Mungesa e një politike

 Kompozitori Miron Kotani thotë se e drejta autorit në fushën e muzikës nuk paguhet nga ata që janë përdorues të saj. Sipas Kotanit bëhen dhe koncerte nëpër sheshe, por nuk paguhet e drejta e autorit. “Me gjithë këtë bum, këtë prodhim dhe shfrytëzim të së drejtës së autorit në vendin tonë, duke filluar që nga mediat që e përdorin që janë konsumet më të mëdha si televizionet private dhe shtetërore deri te lokalet, taksitë, ambientet e tjera që nuk paguhet. Bashkitë që bëjnë koncerte dhe asnjë lek nuk paguan një bashki për të drejtën e autorit. Nuk ka një politikë për ta zgjidhur situatën ose për të bërë një progres në këtë fushë”, thotë Kotani. Ndërsa shprehet për problemet me të drejtën e autorit kompozitori Miron Kotani thotë se politikat i bëjnë institucionet, qeveria. Ai thotë se nuk ka vullnet politik për t’u zgjidhur kjo situatë. “E drejta autorit është zero. Asnjë institucion nuk paguan për të drejtën autorit. Nuk ka vullnet politik që të zgjidhet kjo situatë dhe të shkojnë dy lekë për artistët, kompozitorët ”, thotë ai. Kompozitori Miron Kotani ashtu si dhe të tjerë krijues të muzikës në vendin tonë kërkon nga institucionet që ligji të gjejë zbatim. Një katrahurë me të drejtën e autorit në fushën e muzikës prej vitesh, në vendin tonë. Kështu u shprehën krijuesit për problemet në tetor të vitit 2020 në dëgjesën publike nga ministrja e Kulturës për ndryshimet në ligjin për të drejtën e autorit.