BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Mjekësia alternative shqiptare” botimi më i ri nga “Morava”

“Mjekësia alternative shqiptare” botimi më i ri nga

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, volumi 1 nga autorët Ylli Merja dhe Erjola Braçi është botimi më i ri, që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”. Një libër i veçantë, thesar -testament i pyjeve të maleve shqiptare, përvojës shumëvjeçare të Ylli Merjas dhe kohët e fundit, edhe terapisë fizike nga Erjola Braçi. Kjo botë e pafund thesaresh e bimëve mjekësore përcillet me mirësi dhe ngrohtësi në këtë libër, që do të mbetet trashëgimi me vlera shëruese në vatrat shqiptare. Autorët janë mbështetur tek vlerat shëruese të bimëve mjekësore të florës shqiptare, nga veriu në jug. Recetat e dhëna në libër, janë të kombinuara dhe të vërtetuara nga puna shumëvjeçare e Ylli Merjas, që ka vënë pasionin, shpirtin kërkues dhe human në kërkim të zbulimit të vlerave mjekësore të bimëve, si një mjekësi alternative e Betimit të Hipokratit. Përvoja dhe risia shëruese e çdo bime në sëmundjet konkrete përbën një mozaik të larmishëm të artë, me shkëmbim përvoje, me mendimet e specialistëve dhe kolegëve në bisedat, këshillat dhe sugjerimet e tyre. Gjithsecili në këtë libër ka se çfarë të lexojë, të shfrytëzojë dhe të jetojë me të, sepse ai është si një ditar jete. Është një vepër e shkruar thjesht dhe qartë, por e futur thellë në këtë proces të fotosintezës së natyrës me njeriun. I ngritur me mure zemre dhe shpirti, ku motoja nuk është fitimi, por humanizmi, ku territori tanimë nuk ka krahina dhe kufij, ku bazë materiale është një pasuri e fshehur në breza e ku koha e sipërmarrjes nuk ka kufij në orë, ditë, net, por është një lumë që rrjedh, pastron dhe shëron. Vlerat e mësipërme të humanizmit i sheh përditë, edhe në recetat inteligjente të Ylli Merjas, ku shpesh herë lexon mbishkrimin "falas". Falas për të papunët, për të moshuarit pa përkrahje dhe për njerëzit në nevojë. “Lexoni me kujdes çdo kapitull dhe magjepsuni me rezultatet dobiprurëse të çdo bime mjekësore dhe terapisë fizike në organizëm”, thuhet në materialin shpjegues për këtë botim, që vjen me 358 faqe dhe çmim 1500 lekë.