BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Mjeshtri i akuarelit Helidon Haliti, ekspozitë në muzeun e Kinës

Mjeshtri i akuarelit Helidon Haliti, ekspozitë në muzeun e Kinës

Ngjyrat e ngrohta dhe penelat e freskët në teknikën e akuarelit të piktorit të famshëm shqiptar, Helidon Haliti, janë duke u shfaqur në një ekspozitë në Kinë. Së bashku me një prej akuarelistëve të famshëm kinez, Xiaocheng Li, piktori shqiptar ka ekspozuar punët në Muzeun e Shantosë, një nga më të famshmit në Kinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 20 shtator. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite, Helidon Haliti shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes dhe theksoi se akuareli është një gjuhë ndërkombëtare. “Unë vizitova qytetin bukur të Shantosë ku kam takuar artistë të mëdhenj dhe shokë të mirë, duke prekur nga afër në këtë mënyrë një kulturë të madhe. Shpresoj që kjo ekspozitë mund t’i shtojë ngjyra marrëdhënies kulturore dhe shkëmbimit midis dy shteteve. Ndihem shumë i emocionuar. Faleminderit Zhou Tianya dhe Li Xiaocheng për këtë ekspozitë të mrekullueshme. Arti i akuarelit është një gjuhë ndërkombëtare. Faleminderit për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të jeni së shpejti edhe në Shqipëri”, tha Haliti gjatë ceremonisë së hapjes. Artisti i njohur shqiptar ka ekspozuar punët e tij së bashku me mjeshtrin e akuarelit Li Xiaocheng , i cili është anëtar i Artistëve të Kinës , zëvendës drejtor i Këshillit Artistik të Akuarelit në Guangdong dhe dekani i Akademisë së Akuarelit të Chaoshan. Kjo është një ekspozitë e cila pas ekspozimit në Kinë do të jetë e hapur në Shqipëri, në kryeqytetin e saj Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, nga data 20 deri 25 tetor 2017. Ekspozita do të kurohet nga mjeshtri i madh i akuarelit, Zhou Tainya, i cili është një kurator dhe autor i mirënjohur, botues librash dhe i cili ka organizuar me sukses shumë vente ndërkombëtare në Kinë, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Shenzhen dhe Sallonin Ndërkombëtar të Akuarelit në Qingdao. Piktori Helidon Haliti, pasi rrëmbeu titullin “Mjeshtër i madh” në Bienalen e Hong Kongut i është përkushtuar publikut shqiptar me një ekspozitë personale në nëntor të një viti më parë nën titullin “Helidon, Fabulous 2017”. Në këtë ekspozitë ai solli dhjetëra punime që disa evokojnë ciklet e deritanishme që prej vitit 2009 me simbolika të caktuara. Në ekspozitën personale të tij që u çel një vit më parë publiku u njoh me simbolet që kanë shoqëruar krijimtarinë e Halitit si Kulla e Ngujimit, Dhia, Gjeli po aq sa edhe autoportreti i artistit.