BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

TRONDITËSE! Vetëvritet me armë zjarri biznesmeni në Fier, zbardhen detajet e para

TRONDITËSE! Vetëvritet me armë zjarri biznesmeni në Fier,
x

Kultura

Modele të qëndrueshme në trashëgimi, Bristoli i referohet Shqipërisë

Modele të qëndrueshme në trashëgimi, Bristoli i referohet

Krijimi i modeleve të qëndrueshme në trashëgiminë kulturore dhe turizëm është një prej programeve të reja që Universiteti britanik i Bristolit pritet të hapë për herë të parë në vitin e ardhshëm akademik. Ndër rastet e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtyre leksioneve është edhe një model shqiptar i pilotuar nga drejtori i AKB, Auron Tare i cili është konsideruar nga specialistët britanikë si një ndër më të suksesshmit në rajon. Për këtë arsye, një ekip i Universitetit të Bristoli vjen në muajin mars për të filmuar dhe parë nga afër të gjithë specifikat e krijimit të një modeli ku trashëgimia kulturore është përdorur për zhvillimin ekonomik të komuniteteve duke mbrojtur peisazhet dhe zonën përqark trashëgimisë. Krijimi i modelit të Parkut të Butrintit si modeli më i suksesshëm i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Shqipëri do të jetë  pjesë e programit që Universiteti i Bristolit do të japë në leksionet e saj. “Një model shqiptar për turizmin e qëndrueshëm do të jetë pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit, Angli. Si u krijua Parku i Butrintit? Mbrojtja e trashëgimisë dhe përdorimi i saj për zhvillime ekonomike të komuniteteve rurale. Më vjen mirë, që brezi i ri i studentëve do të njihen me një përpjekje unikale për mbrojtjen e Butrintit, por edhe për modelin që po zhvillojmë sot në ndihmë të komuniteteve rurale përgjatë vijës bregdetare”, shkruan Tare. Me interes për studiuesit britanikë ka qenë edhe një model tjetër i pilotuar nga Tare, ku prej një viti po punohet për krijimin e një modeli të qëndrueshëm për të lidhur zonat bregdetare me komunitete të izoluara në zona rurale. Projekti në fjalë mundëson që fluksi turistik i zonave bregdetare të ketë mundësi të udhëtojë sipas një intenerari të mirëpërcaktuar në zona të izoluara malore por shumë pranë bregdetit, ku vizitorët kanë mundësi të njihen me komponentet natyrore dhe kulturore duke krijuar një produkt autentik shqiptar jo vetëm të qëndrueshëm por edhe larg klisheve të turizmit masiv. Ruajtja e natyrës, trashëgimisë dhe kulturës lokale, ndërkohë dhe zhvillimi i turizmit si nevojë ekonomike, është një sfidë që shumë zona apo vende e kanë humbur. E ndërkohë, sipas Universitetit britanik një model i cili duhet ndjekur mund të gjendet në Shqipëri. Universiteti i Bristolit është shpallur si një ndër 15 universitet më të mira britanike, prej të cilit kanë dalë 13 fitues të çmimit Nobel  përfshirë  ish-Kryeministrin e famshëm britanik, Uiston Çurçill.