Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Moikom Zeqo: Ndërtimi në Butrint skandal mendor dhe konceptual, të reagojë Unesco

Postuar: 13/10/2017 - 07:43

Arkeologu Moikom Zeqo ndërtimin që po bëhet në Butrint e cilëson një skandal në trashëgiminë kulturore. Ashtu si dhe të tjerë specialistë të trashëgimisë kulturore arkeologu i njohur Moikom Zeqo kundërshton vendimin e Ministrisë së Kulturës, që i hapi rrugë ndërtimit të një biznesi privat brenda parkut të Butrintit, pranë Kullës Veneciane dhe murit që daton në shekullin e VI-VII përpara Krishtit. “Skandali i ndërtimeve idiote me beton në Butrint është edhe një skandal mendor dhe konceptual”, pohon ai. Në një reagim të tij arkeologu Moikom Zeqo shprehet se deri tani ka munguar zëri i përfaqësuesve të Shqipërisë në UNESCO, të cilët duhet të shprehen për këtë që po ndodh në Butrint. “Ka munguar zëri i përfaqësuesve të Shqipërisë në UNESCO, që ështëVenera Domi dhe ajo duhej të reagonte, por deri tani nuk ka reaguar. 

Ata paguhen për këtë gjë dhe duhet të reagojnë për këtë që po ndodh në Butrint. Lidhjet janë institucionale dhe ajo është përfaqësuese e Shqipërisë në UNESCO. Me këtë që po bëhet në Butrint nuk është problemi vetëm se shkelet apo jo ligji, por është perceptim i gabuar i gjërave. Shkelje ligji dhe një konceptim i gabuar”, vijon më tej arkeologu Zeqo. Si një nga specialistët që ka reaguar jo pak në mbrojtje të trashëgimisë kulturore përballë dëmtimeve, që janë bërë edhe në rastin e ndërtimit në Butrint arkeologu sjell në vëmendje një foto në teatrin antik në vitin 1970 dhe pohon se kjo që po ndodh është një situatë e mjerueshme dhe revoltuese. “Një foto e imja në vitet ’70 të shekullit të kaluar në teatrin e Butrintit, që ministrja e quan marrëzisht amfiteatër tregon se arkeologjia ka status të mëvetshëm, të pakontaminuar nga injoranca dhe oligarkët e betonit dhe politikës kitsch në trashëgiminë kulturore, situata e mjerueshme, por dhe revoltuese”, pohon ai.

Jo ndërtim, pastrim të objektit pa vlerë

 Specialistë të trashëgimisë kulturore janë shprehur se Ministria e Kulturës ka detyrim që të njoftojë në UNESCO për ndërhyrjet në vendndodhjet e trashëgimisë botërore kur preket integriteti apo autenticiteti. Sipas arkeologut Moikom Zeqo specialistët e trashëgimisë mund të vendosin duke qenë se ka një miratim juridik nga UNESCO. “Meqenëse kemi miratimin juridik të UNESCO-s për statusin e qytetit arkeologjik të qytetit të Butrintit, si status i mbrojtur atëherë nga ky detyrim ligjor kuptohet dhe nënkuptohet se vetëm profesionistët arkeologët, specialistët duke respektuar kuadrin ligjor me rreptësi mund të vendosin për elementë të lëvizshëm ose të përkohshëm kryesisht didaktik ose lëvizës.

Por në asnjë mënyrë nuk duhet bërë një ndërtim me beton sipas një justifikimi pa vlerë se gjoja dikur aty ka qenë një strukturë e mëparshme, që ka shërbyer si magazinë, etj, që në të vërtetë duhet të ishte pastruar me kohë”, pohon arkeologu Moikom Zeqo. Për arkeologun ministria duhet të kishte pastruar vendin nga ai objekt i ndërtuar vite më parë dhe jo të bënte një strukturë tjetër. “Ministria të bënte pastrimin e kësaj mbeturine të ndërtuar aty dhe nuk ka pse të ribëhet mbi këtë strukturë pa vlerë diçka tjetër pa vlerë. Pra nëse nuk pyetet UNESCO kjo nuk do të thotë që nuk duhen pyetur arkeologët dhe specialistët e Shqipërisë. Fakti që kanë reaguar kundër tregon që nisma për të bërë një rindërtim mbi një ish ndërtim banal të dikurshëm është pa kuptim dhe e dënueshme”, shprehet arkeologu Moikom Zeqo. Pak ditë më parë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se ndërtimi brenda parkut të Butrintit është 100 përqind brenda kritereve, gjë që po kundërshtohet jo pak nga specialistët.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskutua mbi rëndësinë e programit të edukimit përmes kulturës, si një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.

Postuar: 09/12/2017 - 08:15

“Dama me Kamelie”, vepër e Alexandre Dumas ( i biri) vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 09/12/2017 - 08:01

Muzeu Historik Kombëtar, më datë 11 dhjetor  organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Liceu Kombëtar i Korçës dhe roli i tij në shoqërinë e

Postuar: 09/12/2017 - 07:59

Ministria e Kulturës më datë 4 dhjetor njoftoi se hapet thirrja për projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi për vitin 2018.