BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Moikom Zeqo: Pushtetarët shkatërruan me mendjelehtësi Teatrin Kombëtar, PD-PS-LSI janë njësoj, duhet një establishment i ri politik

Moikom Zeqo: Pushtetarët shkatërruan me mendjelehtësi Teatrin

Arkeologu dhe studiuesi Moikom Zeqo shprehet se katrahuara e shkatërrimit këto 30 vite në monumentet e kulturës është e paimagjinueshme. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesi shprehet se nuk arrin dot ta mendojë se si politikanët, që nuk e kanë idenë për rëndësinë e monomeve marrin vendime për shkatërrimin e tyre. Për specialistin e njohur Moikom Zeqo pushtetarët shkatërruan dhe kompleksin e Teatrit Kombëtar, duke i sjellë një humbje tjetër trashëgimisë në Tiranë. Sipas studiuesit, çështja e kompleksit të Teatrit Kombëtar u ndërkombëtarizua, kaloi nga legjislacioni vendas shqiptar dhe u përcaktua ndërkombëtarisht si një vlerë arkitektonike. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe të trashëgimisë në vend, arkeologu dhe studiuesi Moikom Zeqo shprehet se zëri i specialistëve të fushës nuk u dëgjua nga institucionet. Me kritika për shkatërrimet që kanë ndodhur, studiuesi Moikom Zeqo thotë se çështja e monumenteve nuk ka të bëjë fare me politikën, por ka të bëjë me shkencën e monumenteve të ruajtjes së tyre.

-Shembja e kompleksit teatror ka sjellë reagime të shumta. Sipas jush kjo humbje në trashëgiminë tonë çfarë sjell?

Unë në të vërtetë e kam pasur të vështirë ta besoj, që do të kalohej në një situatë in extremis. Nuk e arrij dhe sot ta mendoj se si politikanë, që nuk e kanë idenë nga rëndësia e monumenteve vendosin mbi monumentet në mënyrë arbitrare. Dihet se kompleksi i Teatrit Kombëtar përbëhej nga dy teatro, nga një sallë kinemaje që ka luajtur rolin e një biblioteke dhe nga një pishinë. Pra është kompleks, dy salla shfaqjesh me një akustikë të admirueshme. Pra ishte teatri i quajtur Kombëtar dhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Të dyja këto kapacitete shfaqjesh mund të luanin rolin e tyre edhe nëse do të ndërtohej një teatri i ri në një pikë tjetër të urbanistikës. Me këtë vendim arbitrar të shkatërrimit bën që Tiranës ti humbasin edhe të dy teatrot të lidhur në të njëjtin kompleks. Tirana si një qytet metropol me gati 1 milionë banorë ka nevojë për dhjetë teatro. Si ka mundësi që pushtetarët të shkatërrojnë me mendjelehtësi kompleksin e Teatrit Kombëtar, duke krijuar një tjetër teatër të adaptuar të quajtur Turbina, që nuk ka fare akustikën profesionale, sepse ka qenë godina ku bëheshin eksperimentet për hidraulikët dhe hidrocentralët në Shqipëri, që kishte të tëra atributet për tu kthyer në muzeum të klasit të parë, duke shtuar koleksionin e muzeumeve të Tiranës. Çështja e kompleksit të Teatrit Kombëtar u ndërkombëtarizua, kaloi nga legjislacioni vendas shqiptar dhe u përcaktua ndërkombëtarisht si një vlerë arkitektonike, që duhej të ruhej nga organizata e rëndësishme “Europa Nostra”. “Europa Nostra” është një organizatë shumë prestigjioze në Europë dhe që te arrish deri aty është shumë e vështirë nëse nuk ka vlera arkitektonike. Unë e di shumë mirë, që specialistët e “Europa Nostra” bëjnë diagnoza stilistike të klasit të parë. Nuk janë të ndikuar nga mllefet politike dhe ajo që është më e rëndësishme padituria shkencore. Kompleksi i Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk duhej shkatërruar, por dhe duhej ruajtur. Ndërtimi i teatrit të ri, qe vetëm një alibi për të shkatërruar dhe jo për të ndërtuar.

-Shumë specialistë të fushës së trashëgimisë dolën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, por mendimi i tyre nuk u mor parasysh nga institucionet...

Asnjë nga specialistët profesionistë shqiptarë si Emin Riza, Neritan Ceka, Apollon Baçe, etj, që janë marrë profesionalisht me monumentet nuk kanë qenë dakord për shkatërrimin e kompleksit të Teatrit Kombëtar. A duhej marrë në konsideratë vlerësimi i këtyre specialistëve autoritativ? Si ka mundësi që pushtetarët dhe politikanët, të cilët janë shumë të kufizuar mendërisht dhe kulturalisht për sa i përket trashëgimisë kulturore të Shqipërisë të dalin mbi vlerësimin jashtë politikës të vlerësimit së monumenteve të kulturës? Pse duhet të ndodhë sintagma e tillë, që është më tepër ç’vlerësuese se vetë politikën mbi shkencën dhe mllefet politike mbi arsyetimin logjik? Janë të gjitha premisat që teatri i ri të bëhej në një pikë tjetër urbanistike të Tiranës, si për shembull në bulevardin pas stacionit të trenit apo dhe diku tjetër. Kjo gjë që do zhvillonte urbanistikën e qytetit të Tiranës për zgjerimin e saj, por nuk u mor fare parasysh. Të ashtquajtura lista pro dhe kundër, që shoqëruan këtë konflikt në të vërtetë të demorizuar nga politika për çështjen e Teatrit Kombëtar e shoh si një shqetësim për shoqërinë shqiptare, ku politika konfliktuale e të gjitha palëve tregon një mentalitet primitiv. Si ka mundësi që kompleksi i Teatrit Kombëtar të kthehet në një pikë të nxehtë inkandeshente të konfliktit politik të kësaj klase politike shqiptare, duke harruar se të gjitha partitë të majta, djathta apo të qendrës janë të përbërë nga shqiptarë dhe janë stimuluar egërsisht nga një urrejtje tashmë e dyanshme. A nuk ndodhi kështu që në kohën e pandemisë, pa asnjë logjikë kushtetuese të rrëzohej qeveria e Albin Kurtit në Prishtinë. Po në Prishtinë kishte një Gjykatë Kushtetuese, në Shqipëri për fat të keq nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Kështu që edhe çështjet e drejtuara ndaj Gjykatës Kushtetuese shqiptare ishin orvatje në boshllëk, sepse Gjykata Kushtetuese nuk ekziston akoma. Tani a mundet, që kjo çështje të shndërrohet në një betejë për jetë a vdekje në politikën e ditës? Unë nuk e besoj një gjë të tillë, sepse situata politike në Shqipëri është shumë kaotike, por di një gjë që nga ky kaotizëm kompleksi i Teatrit Kombëtar qe një viktimë absurde dhe pasojat e këtij konflikti do të ndihen gjatë për fat të keq në shoqërinë shqiptare.

-Disa kohë më parë u ngjitët në skenën e Teatrit Kombëtar me mesazhet tuaja në ruajtjen e trashëgimisë. Çfarë ka ndodhur ndër vite, po institucionet sa përgjegjësi kanë?

Katrahura e shkatërrimit këto 30 vjet ka qenë e paimagjinueshme, në monumentet e kulturës. Po përmend disa që janë më të rëndësishme. U shkatërrua Muzeu i Natyrës. U shkatërrua qendra e studimeve hidraulike, që e transformuan në ngërç në formën e teatrit Turbina. Ka qenë Instituti i Studimeve Bërthamore, që nuk ekziston sot. U prish Kinostudio “Shqipëria e re”, që kishte një garderobë historike duke përfshirë dhe automjete historike, që sot do të ishin në muzueme. Ku iku gardëroba e Kinostudios? U prish biblioteka e Lidhjes së Shkrimtarëve. Ky shkatërrim ka qenë barbar për mendimin tim. Shumë nga trashëgimia që kemi ne për njerëzit e shquar, që kanë dhënë në kulturën shqiptare u hodh në rrugë. Biblioteka e etnografit Rrok Zojzi, e gjuhëtarit Kostallari, etj, ku dorëshkrimet e tyre u hodhën në rrugë. Shteti duhet të ketë ligj që ti ruajë edhe pse mund të jenë prona private, por duhen ruajtur. Problemi i prishjes së trashëgimisë kombëtare në Shqipëri ka qenë një tragjedi. Zbulimi i lagjes arkeologjike të antikitetit të shekullit të dytë deri në antikitetin e vonë në qytetin Durrësit në territorin e lulishtes “1 Maji”, që të kujtonte një pjesë të Pompeut në Itali u shkatërrua për të ndërtuar disa ndërtesa betoni pa shije. Prishja e pallatit të princ Vidit, ku u gjet dhe Porta e Artë e vijës Egnatia u shkatërrua për të ndërtuar një ndërtesë betoni. Prishja e qendrës së Durrësit, që është qyteti më i vjetër arkeologjik i Shqipërisë dhe i krejt vijës lindore të Adriatikut, sot po të shkosh në qendër me palma të duket si një qytet i Tunizisë jo si një qytet arkeologjik. Prishja e zbulimeve arkeologjike që u bënë rreth kullës Veneciane të shekullit të 14 në Durrës për të ndërtua Velierën. Këto janë gjëra të mëdha për shkak të lashtësisë dhe karakterit unikal të monumenteve. Unë e shikoj me shqetësim edhe shkatërrimin e urbanistikës së Tiranës.

-Kur pohoni shkatërrimin, çfarë ka ndodhur me Tiranën?

 Në mënyrë kategorike nuk duhej ndërtuar pranë siluetave të kullës së Sahatit në Tiranë edhe xhamisë së Et’hem Beut. Siluetat e gjata të mëdha të ndërtuara pas tyre humbin adresën e qytetit. Krijojnë një kamuflazh të egër dhe të pakuptimtë arkitektonik. Unë e shikoj me shqetësim shkatërrimin e urbanistikës së Tiranës. Urbanistika e Tiranës duhej të përbëhej nga një institucion urbanistik, i cili të përbëhej nga specialistë të mëdhenj dhe mos bëhet nga pushtetarët. Nuk kanë atribute pushtetarët. Çështja e monumenteve nuk ka të bëjë fare me politikën tonë, ka të bëjë me shkencën e monumenteve të ruajtjes së tyre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në qytetin e Drezdenit në Gjermani qendra u bombardua egërsisht dhe u shkatërrua. Gjermanët e kishin të lehtë të bënin ndërtime të reja, por në bazë të fotografive dhe skicave që kishin i rindërtuan dhe njëherë monumentet në qendër, për të mos humbur atë që quhet adresa historike e urbanistikës. Pra vendosën specialistët në këtë pikë, jo politikanët.

 -Aktivistët dhe partitë politike në opozitë bënë thirrje për protesta të reja, një ditë pasi u shemb teatri. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni?

Protestat janë një e drejtë kushtetuese, por ndryshimet politike në Shqipëri ndodhin vetëm me anë të votimeve. Nuk mund të ndodhin me anë të protestave. Nuk besoj, që opozita mund të ketë çështjen e Teatrit Kombëtar si kalin e saj të luftës. Natyrisht të gjitha partitë politike si PS, PD, LSI i përkasin establishmentit të vjetër të partive në Shqipëri. Një establishment i vjetër, që ka shumë sintezë në lidhje me njëri- tjetrin partitë. Unë mendoj që të ketë ndryshime pozitive të zhvillimit duhet të krijohet një establishment i ri i partive politike. Por për shkak të ligjit të zgjedhjeve, i cili nuk do të ndryshojë shumë nga ndryshimet e kobshme të Kushtetues në vitin 2008, politika në Shqipëri nuk do të bëjë kapërcime logjike drejt një të ardhmeje dhe një ndryshimi kopernikan të përmbajtjes së institucioneve të instrumenteve të politikës, që synojnë të ardhmen.