
Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

“Monger” dy mbrëmje në skenën e TKOB, një shfaqje baleti argëtuese dhe njëkohësisht provokuese

Shkruar nga Julia Vrapi 7 Qershor 2022

“Monger” është kryevepra e Barak Marshall, ku forca e kësaj pjese qëndron në gjuhën origjinale të lëvizjeve dhe teatraliteti. Kjo vepër do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për dy net më radhë, në 8 dhe 9 qershor. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije se kryevepra e koreografit të njohur izraelit është në kuadër të javës kulturore izraelite. “Një vepër me dialogje me nota të larta humori. Një shfaqje baleti argëtuese dhe njëkohësisht provokuese. Forca e kësaj pjese qëndron në gjuhën origjinale të lëvizjeve dhe teatraliteti”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Vepër me koreografi nga Barak Marshall, as/koreograf Yoav Grinberg dhe Inabar Nemirovsky, kostumet Elva Bella dhe baletmaestër Alisa Gjoni. Në shfaqje interpretojnë Loreta Bala, Ledia Sulaj, Livia Lara, Ambra Troplini, Elda Logo, Sabina Maklekaj, Isida Mollaymeri, Dion Gjinika, Julind Dervishi, Besi Skura, Kristi Dushmani, Andi Vrapi, Anxhelo Musollari. Në baletin “Monger” është historia e disa shërbyesve, të cilët e gjejnë veten të izoluar në bodrumin e shtëpisë së një zonje abuzive. Vetë zonja nuk shfaqet asnjëherë në skenë, por simbolizohet nga një zile, e cila tingëllon duke vënë në lëvizje shërbyesit sipas dëshirës së saj. Lufta për të mbijetuar ngre çështje të pushtetit, vullnetit të lirë dhe kompromisit. Kjo vepër baleti që do të jetë dy net me radhë për publikun në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen në vijim dhe të shfaqjeve, që po jepen gjatë këtij sezoni artistik për publikun.
Muzika e baletit
E porositur nga Qendra Suzanne Dellal, ky balet me elementë të theksuar teatralë është vënë për herë të parë në skenë në vitin 2008 e më pas duke hapur Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tel Aviv. Muzika është e jashtëzakonshme, pasi sjell të kombinuar elemente të muzikës gipsy deri tek ajo klasike dhe rock. Muzika Collage-Taraf de Haidouk, Balkan Beat Box, The Yiddish Radio Project, Margalit Oved, Shye Ben Tzur, Shandor, Handel, Verdi, Tommy Dorsey, Terry Hall, Ray Noble, Goran Bregovic. E cilësuar nga kritika si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor”, kjo shfaqje baleti është përshtatur edhe në Shqipëri, si në cilindo vend të globit ku është vendosur. I thellë, me skena dramatike sureale dhe lëvizje atletike, kështu mund të përshkruhet baleti “Monger” nga koreografi izraelit Barak Marshall. Dramatikisht provokativ dhe argëtues “Monger” shkrin baletin kontemporan, tepër origjinal të Marshall me dialogun me nota të larta humori. Lindur dhe rritur në Los Angeles, Barak Marshall është djali i koroeografes së njohur, yllit të kompanisë së baletit Inbal, Margalit Oved. Edhe pse i hyrë aksidentalisht në botën e baletit në vitin 1995, ai u dallua thuajse menjëherë si një nga zërat më unikë dhe inovativë në Izrael. Krijimi i tij i parë “Aunt Leah” është vlerësuar me çmim të parë në një kompeticion të rëndësishëm të organizuar nga qendra Suzanne Dellal.
Më të lexuarat


Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Bashkim Kozeli: Drama shqipe do stimulim ligjor jo fjalë, përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës që duhet të vërë rregull në teatër për veprat teatrore

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët vlerësojnë studimet dhe veprat

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës për aktivitetet, në plan dhe Muzeu i Tiranës si muzeu i shqiptarëve

Margariti: Abigeila Voshtina të jetë në lartësinë e duhur për të ngritur cilësinë artistike të teatrit

Neritan Ceka: Shteti neglizhent ndaj arkeologjisë dhe lihen mënjanë arkeologët shqiptarë, Muzeu Historik Kombëtar të bëhet qendër muzeologjike kombëtare

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Margariti: Platforma kulturore si një urë komunikimi

“Kontrata” premierë në teatër , regjisori Ledian Gjeçi: Vepra ka një mesazh të fortë, i cili paralajmëron pasojat që sjell egoizmi ekstrem

Grupi “Duncreagan” me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare në Akademinë e Shkencave
