BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Monodrama “Udha e qumështit”, për të mos harruar të shkuarën

Monodrama “Udha e qumështit”, për të mos harruar

Monodrama “Udha e qumështit” vepër e Armand Borës erdhi me interpretimin e aktores Egla Ceno. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në kuadër të datës 8 dhjetor, Ditës Kombëtare të Rinisë, si dhe në përmbushje të misionit të tij, për krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kuptimin e së shkuarës komuniste në Shqipëri, organizoi për publikun, partnerët, ish-të përndjekur politikë, studentë e miq të Autoritetit, shfaqjen e monodramës "Udha e qumështit". Vepra është ndërtuar mbi një histori tipike, të vërtetë, të shoqërisë shqiptare nën diktaturë, kur një gjest i thjeshtë shkakton pasoja të rënda për jetën e qenies njerëzore. “Çfarë është në gjendje t’i bëjë njeriu-njeriut?!"- në këtë dilemë na fut skenari nën mjeshtërinë e lojës së aktores, e cila performon 33 karaktere, duke përcjellë situata sa komike, groteske e dramatike njëherësh, për të arritur tek fundi tragjik i personazhit kryesor. Drama nis në një radhë për të blerë qumësht, dhe përfundon me burgimin e një qytetareje që jep shenja pakënaqësie ndaj realitetit. Për ata që s’kanë jetuar në kohën e regjimit komunist një radhë e tillë nuk mund të konceptohet, ajo niste të krijohej ende pa dalë drita dhe kush kishte ankesa përfundonte pas hekurave si armik i pushtetit. Sipas regjisorit të shfaqjes, z. Armando Bora vepra  bën thirrje për të mos harruar të shkuarën në vend. “Monodrama flet për jetën tonë në periudhën e komunizmit dhe bën i thirrje qytetarëve për të mos harruar të shkuarën, sepse harresa është gjëja me e keqe, që mund ti ndodhë kulturës së një vendi. Kam ndjesinë që shumë gjëra janë harruar”, u shpreh regjisori Armand Bora. Kjo vepër e shkruar dhe me regji nga Armand Bora është shfaqur më parë dhe në skena të tjera.