
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

“Moti i Madh” në kulturën arbëreshe propozohet për në UNESCO

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Dhjetor 2020

Fondacioni universitar “Francesco Solano” pranë Universitetit të Kalabrisë ka dorëzuar së fundmi propozimin për kandidaturën e kulturës jomateriale të arbëreshëve të Italisë “Moti i Madh”, si një nga pasuritë universale që mbrohen nga UNESCO. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bën me dije se propozimin, të cilin e njofton profesor Ciro Giovanni Palmieri, i cili drejton Laboratorin e Albanologjisë në Universitetin e Kalabrisë, i është dorëzuar komisionit kombëtar italian të UNESCO-s. Profesori Francesco Altimari, president i fondacionit shprehet se 40 letrat e aderimit, përbëjnë jo vetëm një ndihmesë të çmuar që i shtohet punës përgatitore tekniko-shkencore për hartimin e projektit, por edhe një nxitje të mëtejshme për gjithë praktikën procedurale. “Fondacioni ynë ka bashkërenduar, mes vështirësive të shkaktuara nga pandemia aktuale, një veprimtari të gjatë kërkimore në terren me synimin për të identifikuar, përshkruar dhe rindërtuar rrjetin e traditave rituale që përfaqëson visarin e përbashkët kulturor të Arbërisë”, shprehet mes të tjerave Altimari. Këto rite në “Motin e Madh” përmbledhin gjuhën dhe letërsinë e pasur gojore të arbëreshëve, traditën e “Valles” në festën e Pashkëve, ritet e vdekjes në traditën fetare orientale, traditat ceremoniale të riteve të dasmës, këngë arbëreshe laike e fetare, produkte karakteristike të zejtarisë arbëreshe, kostumet e pasura tipike të veshjes së grave, prodhime të artit të endjes, shprehje të kulturës e riteve tipike arbëreshe, etj. Materiali i plotë i prezantimit të kësaj kandidature u përgatit nga specialistë e studiues italianë e shqiptarë të albanologjisë, antropologjisë, etnomuzikologjisë, historisë së kulturave e juristë të fushës në Universitetet e Milanos, Venecias, Salentos, Palermos e Kalabrisë. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Ata jetojnë në Itali në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Siçili.
Më të lexuarat


Komedia satirike “Opera për 3 grosh” vepër që i flet realitetit, në role aktorë të njohur

Oda e miqve në banesën qytetare beratase, përkujdesje e veçantë arkitektonike

Andi Tepelena: Skena e Pavarur Kulturore pa mbështetje financiare, Ministria e Kulturës të jetë transparente

Margariti: Ndërtesa e ish “Radio Tiranës” s’ka dalë nga lista e monumenteve, ka projekt restaurimi

“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët
