Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Kultura

 Mozaikët e Bazilikës së Linit hapen për vizitorët këtë sezon

 Mozaikët e Bazilikës së Linit hapen për vizitorët

Në Bazilikën e Linit, një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë në Pogradec, pas Pastoforit është ekspozuar edhe pjesa e Narteksit. Bashkia e Pogradecit shprehet se këto dy pjesë të këtij mozaiku, i cili daton në shekullit 4- 5 të kohës së sundimit të perandorit romak Justinianit, do të qëndrojnë të ekspozuara dhe mund të vizitohen, duke bërë të mundur që të njihen nga afër vlerat e rralla të kësaj bazilike. Bazilika paleokristiane e Linit aq e njohur dhe e vlerësuar për rëndësinë e saj në trashëgiminë tonë kulturore dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit, ku përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë. Struktura e dekoruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive floreale, gjeometrike dhe skena eukaristike, tipike të periudhës paleokristiane e bëjnë atë mjaft të rëndësishëm. Bazilika e Linit ka një strukturim trekonkësh, me naos, kapela anësore, baptister dhe atrium tipike të periudhës paleokristiane. Pandemia vonoi zbulimin dhe aksesin në Bazillikën e Linit, ku krahas ekspozimit bëhen edhe ndërhyrje konsoliduese për mirëmbajtjen e tij, ndërsa bëhet me dije se do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit shtator. Historia thotë, se në Kepin e Linit pushoi Çezari me ushtarë dhe e pagëzoi Linin si Liqeni i Dritës. Lini tani është një nga fshatrat më të njohur në Shqipëri, rajon dhe më gjerë që vazhdon të vizitohet shumë edhe nga turistë të huaj. Të dhënat historike tregojnë se Lini ka qenë i banuar, që të paktën nga Epoka e Hekurit. Gjetjet arkeologjike nga kodra mbi fshatin e sotëm, përfshijnë mure themeli dhe mozaikë të një kishe të hershme bizantine të krishterë. Fshati i Linit ka tetë kisha, të cilat mbajnë emra shenjtorësh të ndryshëm, por ajo që tërheq vëmendje Kisha e Shën Nikollës, që sot quhet kisha-bunker. Në rrethinat e Pogradecit janë dhe vende të tjera me interes për tu vizituar. Këtu gjenden edhe degëzime të Rrugës së vjetër Egnatia, që në lashtësi lidhte Romën me Kostandinopojën. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të jetesës së hershme në këtë njësi gjeografike të Shqipërisë, ku shquhet Selca me dëshmi domethënëse për vendbanimet Ilire. Varret monumentale të Selcës, të gërmuara në masive shkëmbinjsh, rrënojat e Kështjellës së Pogradecit ndërtuar mbi një kodrinë që sheh deri në Ohër, janë vende të rekomanduara për të apasionuarit e turizmit arkeologjik.