Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mozaiku i Linit hapet për vizitorët, monitorim nga specialistët

Postuar: 16/07/2019 - 07:29

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizuan hapjen e mozaikut që ndodhet në bazilikën e Linit. Instituti i Monumenteve të Kulturës shprehet se gjendja e mozaikut të Linit do të monitorohet në më mënyrë të vazhdueshme nga specialistët e monumenteve të kulturës. “Pasi u larguan shtresat e rërës, u realizua pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij do të bëhet në mënyrë periodike. Mozaiku shumëngjyrësh ka zbukurime kafshësh, bimore e gjeometrike, ku mbizotërojnë simbolet e kultit”, shprehet IMK. Mozaiku i Linit është shpallur si monument kulture i kategorisë së parë me vendim numër 1886 më datë 10. 6.1973 për vlerat e veçanta që ai për trashëgiminë kulturore. Gërmimet treguan për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një trevë të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj. Pak ditë më parë komiteti i trashëgimisë botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit miratoi me shumicë votash kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore, që mbrohet nga UNESCO. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan se mozaiku tashmë është i hapur për vizitorët dhe një nga arsyet pse liqeni i Ohrit u fut në listën e UNESCO është dhe ky monument kulture. “Një arsye pse rajoni i Liqenit të Ohrit u fut në listën e trashëgimisë botërore UNESCO, është edhe bazilika e mozaiku i rrallë i Linit. Tashmë, ai është i hapur e pret vizitorë. Mos e humbisni”, pohon ministrja Margariti. Shqipëria dorëzoi një vit më parë në Organizatën Botërore të Monumenteve UNESCO dosjen e kandidimit të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore. Dosja përmbante një plan të menaxhimit të rajonit të liqenit të Ohrit, që pritet të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës. Pjesa maqedonase e rajonit u pranua në listën e trashëgimisë botërore të në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, ku ishin mjaft foto të rralla dhe dëshmi nga kalvari i vuajtjeve në plot 14 qend

Postuar: 22/08/2019 - 07:34

Kinemaja verore prej një muajsh ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit, i cili është i mbushur

Postuar: 21/08/2019 - 17:05

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka

Postuar: 21/08/2019 - 08:52

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e

Postuar: 21/08/2019 - 08:50

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë

Postuar: 20/08/2019 - 07:37

Në Gjirokastër zbriti eventi i radhës i “Open Cinema”.

Postuar: 20/08/2019 - 07:34

Beteja për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar duket se do të jetë e gjatë.