BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Mozaiku i Tiranës, Margariti: Gërmimet kanë nxjerrë në pah vijimin e mureve antike

Mozaiku i Tiranës, Margariti: Gërmimet kanë nxjerrë në

Mozaiku i Tiranës ishte vendi, që ministrja e Kulturës Elva Margariti vizitoi në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike. Ministrja Margariti thotë se gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah muret antike. “Për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, bashkë me Etildën në hapësirën përreth Mozaikut të Tiranës, e cila do t'i kthehet banorëve dhe do të nxjerrë në pah vlerat e mozaikut. Po ashtu ndoqëm nga afër gërmimet arkeologjike, që kanë nxjerrë në dritë vijimin e mureve antike”, shprehet Margarti në një status të saj në Facebook, që e ka shoqëruar dhe me disa foto. Punimet për projektin që nisën më parë në këtë zonë ku ndodhet dhe Mozaiku i Tiranës sollën reagime të shumta, ku specialistë të fushës më parë u shprehën për ruajtjen e vlerave. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Mozaiku i Tiranës është një pikë shumë e rëndësishme referimi në Shqipëri dhe mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural (vila rustica) të ndërtuar në shekullin I pas Krishtit. Në shek. III pas Krishtit vendbanimi mendohet se u zëvendësua nga një kompleks godinash, të ndara në dy pjesë në pars urbana (pjesa për banim e vilës) dhe në pars rusticae (pjesa prodhuese e vilës), të cilat po ashtu kishin funksion bujqësor. Më vonë në shek. IV-V pas Krishtit vendin e vilës romane duhet ta ketë zënë një kishë paleokristiane. Kisha është ndërtuar në sallën qendrore të banesës rurale. Si të gjitha kishat e kësaj periudhe (gjysma e dytë e shek. IV pas Krishtit) edhe këtu kemi një riorganizim të ambienteve të brendshme. Brendësia ka tashmë një aks gjatësor dinamik pikërisht si rezultat i hyrjes përballë altarit, që theksohet nga ritmi i arkadave. Arkitektura e kishës është e thjeshtë. Gjatë transformimit të banesës në objekt kulti janë përdorur tulla, me simbole kryqesh, të datuara këto në periudhën e Perandorit Kostandin I (306-337). Ambientet ndihmëse në anën veriore të ndërtesës janë përshtatur nga ato të banesës. Mozaiku përmban motive gjeometrike e floreale por edhe motive tipike të Krishtërimit të hershëm, si gërsheti i stilizuar, rozetat e peshqit. Vila Rustica dhe kisha paleokristiane të njohura ndryshe si Mozaiku i Tiranës, janë një shembull shumë domethënës i lashtësisë së këtij territori që u zbulua rastësisht në vitin 1972, gjatë ndërtimit të një blloku pallatesh.