Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mozaiku i Tiranës, Margariti: Një projekt që të evidentojë më tepër vlerat

Postuar: 16/10/2019 - 07:38

Mozaiku i Tiranës i është nënshtruar ndërhyrjeve restauruese. Mozaiku i Tiranës është një prej destinacioneve të itinerarit turistik në kryeqytet, ku herë pas here nuk mungojnë dhe vizitat nga nxënës shkollash. Ministrja e Kulturës gjatë një vizite në mozaik mes të tjerave u shpreh se ky monument ka nevojë për një projekt, për të evidentuar më tepër vlerat e tij në trashëgiminë kulturore. “I fshehur mes pallatesh të larta, në zonën që njihet si blloku “Partizani”, Mozaiku i Tiranës është një nga ato monumente, që e pasuron edhe më shumë historinë e këtij qyteti, duke e zhvendosur më shumë në kohë datimin e saj, që në shek. I të erës sonë. Pavarësisht se ndodhet i tërhequr nga qendra e Tiranës, është një prej destinacioneve të itinerarit kulturor turistik, por edhe qendër për zhvillimin e aktiviteteve dhe orëve mësimore për nxënësit e shkollave. Së fundmi janë kryer disa ndërhyrje restauruese të mozaikut, të mbulesës, të ullukëve të shkarkimit, si dhe rrethimi anësor me tenda të tejdukshme për mbrojtje gjatë reshjeve të dimrit. Por ndjejmë se ky monument ka nevojë për një projekt që të mund t’i evidentojë edhe më tepër vlerat, si një dëshmitar i lashtësisë së qytetit”, pohon ministrja Margariti. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin Mozaiku i Tiranës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti.

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.

Postuar: 13/11/2019 - 07:31

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publiki

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.