BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

 Mozaiku i Tiranës, ministrja Margariti njofton nisjen e sondazheve arkeologjike

 Mozaiku i Tiranës, ministrja Margariti njofton nisjen e sondazheve

Me kërkesën e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Tiranë kanë nisur sondazhet arkeologjike, në zonën pranë Mozaikut të Tiranës. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se sondazhet arkeologjike po kryhen në anën perëndimore të Mozaikut të Tiranës. “Zbulime të reja në zonën e Mozaikut të Tiranës! Me kërkesën e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Tiranë dhe pas miratimit të projektit të hartuar nga DRTK dhe ASHA nisën sondazhet arkeologjike në dy trase përreth zonës së Mozaikut, në anën perëndimore të tij. Si rezultat i gërmimeve kanë dalë në dritë vazhdimi i mureve të ambienteve ndihmëse të vilës romake (fundi i shek. III- fillimi i shek. IV), që përdoreshin për ferementimin e verës, e bashkë me të edhe një kanal i largimit të ujërave. Të tjera gërmime pritet të kryhen në anën jugore”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook, që ka publikuar dhe një video gjatë inspektimit në Mozaikun e Tiranës. Sipas ministres së Kulturës Elva Margariti, pas hartimit të raportit të rezultateve të dala nga sondazhet, rasti do të shqyrtohet në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, ku do të vendoset nëse do të ketë gërmime arkeologjike të mëtejshme. Në mars të këtij viti punimet për rehabilitimin e hapësirës publike pranë Mozaikut të Tiranës, të vetmit sit arkeologjik në kryeqytet sollën edhe reagimet e specialistëve të ndryshëm. Sipas tyre, çdo punim në atë zonë duhet ti paraprihej sondazheve nga specialistët e fushës, që janë arkeologët. Por ndërkohë që ministrja e Kulturës këtë e bëri me dije ditët e fundit. Më herët akademiku Muzafer Korkuti u shpreh se çdo punim aty duhet të paraprihet nga sondazhet arkeologjike të specialistëve dhe nëse kjo nuk është bërë në zbatimin e këtij projekti atëherë është gabim. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.