BREAKING NEWS

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe që qëndron pas kësaj lëvizje të kryeministrit, tregon çfarë pritet ditën e sotme

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe
x

Kultura

Mozaiku i Tiranës, pjesë integrale e peizazhit urbanistik të ndriçuar

Mozaiku i Tiranës, pjesë integrale e peizazhit urbanistik të

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë ka punuar në Mozaikun e Tiranës, ku këtë herë janë vënë ndriçues. DRTK Tiranë shprehet se kjo u bë me qëllim për të nxjerrë në pah karakteristikat e mozaikut edhe në orët e vona të natës. “Gjatë vendosjes së ndriçuesve në Mozaikun e Tiranës, punë që ka për qëllim të nxjerrë në pah karakteristikat që e bëjnë këtë sit të jetë i denjë për të qenë aktori kryesor për vizitueshmërinë edhe në orët e vona si dhe të jetë një pjesë integrale e peizazhit urbanistik të ndriçuar”, shprehet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë, ndërsa ka publikuar dhe foto gjatë punës për vendosjen e ndriçuesve. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhëne për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.