BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Mozaiku, Margariti: Një ndërhyrje e vështirë, që me siguri do përmbyllet me sukses

Mozaiku, Margariti: Një ndërhyrje e vështirë, që me

Në atelienë e ngritur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ka nisur puna për restaurimin e mozaikut “Shqipëria” në fasadën ballore të tij. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se kjo është një ndërhyrje e vështirë. “Mjeshtri Agron Islami dhe specialistë të tjerë të mozaikëve, po bëjnë disa prova paraprake, duke numëruar një për një të gjitha pjesëzave që do të vendosen në zonat ku ka rënie të tyre. Një ndërhyrje e vështirë, që me siguri do të përmbyllet me sukses, falë mbështetjes së European Union in Albania, përmes programit EU4Culture Albania dhe zbatimit të UNOPS”, shkruan ministrja Elva Margariti në një status të saj në Facebook, që ka publikuar dhe disa foto gjatë punës së specialistëve. Mozaiku Shqipëria është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me muzeun në vitin 1981. Artistët që kanë realizuar mozaikun "Shqipëria" janë Vilson Kilica , Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Vepra ka një sipërfaqe prej rreth 440 metra katrorë, me përmasa 40 x 11 metra. Suporti i tij përbëhet nga një panel me llaç çimentoje, brenda të cilit është përfshirë një zgarë hekuri. Mbi zgarën e hekurit është vendosur një shtresë e hollë fine, po llaç çimentoje, mbi të cilën janë vendosur teserat. Ato janë të prodhuara në mënyrë industriale dhe kanë përmasa rreth 5 x 5 cm. Mozaiku, i cili ka moshën e godinës së Muzeut Historik Kombëtar paraqet një skenë masive me luftëtarë, burra e gra, që nga ilirët me harqe e parzmore, tek partizanët me pushkë në dorë. Në këtë mozaik është bërë një modifikim. Vite më parë në demokraci, flamuri në qendër të mozaikut iu hoq ylli me pesë cepa. Gjatë këtyre viteve për vetë përmbajtjen e saj, ajo çfarë është pranuar nga specialistë të artit dhe historisë është fakti, që vepra shpreh të shkuarën tonë historike.