Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason gazetarin grek, ja çfarë i thotë për Erdogan

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason
x

Kultura

Muaji gusht me historinë e fotografisë shqiptare ndër vite, publikohen fotot e rralla

Muaji gusht me historinë e fotografisë shqiptare ndër vite,

Muaji gusht i dedikohet fotografisë nga Ministria e Kulturës. Këtë muaj shënohet dhe Dita Botërore e Fotografisë, ku nga institucionet tona vjen dhe historia e fotografisë shqiptare ndër vite. Ministrja e Kulturës prej disa ditësh po vijon të publikojë herë pas here fotografi, që janë bërë ndër vite, ku nuk mungojnë dhe ato historike. Frank Sinatra apo Pablo Pikaso fotografuar nga Gjon Mili; Grua e re myslimane, fotografuar nga Pjetër Marubi; Dritëshkronja Marubi; Tefta Tasho Koço, fotografuar nga Gegë Marubi apo dhe grupe për karnavale fotografuar nga Kel Marubi janë disa nga fotot që ministrja Margariti ka publikuar gjatë këtyre ditëve, në kudër të muajit të fotografisë në vendin tonë. Pak ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se ky muaj do ti kushtohet fotografisë, që është dhe një nga fushat më të dashura të artit. Sipas ministres së Kulturës, mëngjeset e muajit gusht do të jenë me urime me fotografi, që janë bërë nga baballarët e fotografisë shqiptare. “I dedikojmë këtë muaj një prej fushave të artit më të dashura, siç është fotografia, e cila në 19 gusht feston shpikjen e dagerotipit, në atë që cilësohet si Dita Botërore e Fotografisë. Çdo mëngjes do t’ju urojmë ditë të mbarë me shkrepjet mbresëlënëse të baballarëve të fotografisë shqiptare”, shprehet ministrja e Kulturës në profilin e saj, në Facebook. Fotografia i ka fillimet te shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në vitin 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë. Në historinë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi”, e cila përfshinë fotografi të vjetra 150 vjet, e të cilat ruhen në Shkodër. Dikur fototekë, sot muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë

Një ekspozitë, me foto për trashëgiminë

Gjatë këtyre ditëve ministrja e Kulturës po vijon të publikojë imazhe me foto që janë bërë ndër vite, por dhe institucione të tjera si Muzeu Historik Kombëtar me projektet e tij këtë kohë ka në vëmendje fotografi në vendet shqiptare. Muzeu Historik Kombëtar prej disa ditësh ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në ekspozitën me titull “Promovo trashëgiminë përmes fotografisë". Muzeu shkruan se deri më datë 10 shtator të gjithë ata që kanë dëshirë mund të bëjnë fotografi të ndryshme dhe të jenë pjesë e kësaj ekspozite. “Muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike janë hapur për publikun dhe masat për distancimin social janë vendosur. Deri në datë 10 shtator, ju inkurajojmë të kryeni fotografi. Thjesht drejtohuni në vendin historik, vini maskën dhe ndërsa respektoni udhëzimet për distancimin fizik, bëni foton tuaj më të mirë. Fotografitë tuaja do të jenë pjesë e përmbajtjes së ekspozitës fotografike me rastin e 29 shtatorit, "Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore"”, shkruan muzeu që ka bërë me dije dhe udhëzimet, që duhet për këtë konkurs që ka hapur në profilin e tij në Facebook, ku sqaron se duhet she?nuar edhe vendi historik ne? te? cilin realizohet fotografia. Institucioni më tej vijon se pjesëmarrja në këtë projekt i lejon Muzeut Historik Kombëtar të përdorë fotografitë promovuese në media sociale, web, shtyp, etj.