BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Muaji i kujtesës”, homazh dramaturgut dhe regjisorit Mihal Luarasi

“Muaji i kujtesës”, homazh dramaturgut dhe regjisorit Mihal

Dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi u kujtua në kuadër të “Muajit të kujtesës”, të iniciuar nga Ministria e Kulturës. Ministrja Elva Margariti përmes një statusi shprehet se dramaturgu u burgos për shkak të artit të tij. “Homazh regjisorit, dramaturgut e pedagogut Mihal Luarasi, i burgosur nga regjimi komunist për shkak të artit të tij”, shprehet ministrja e Kulturës, në një status të saj në Facebook. Mihal Luarasi lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisorët e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973 : Luarasi - Spahivogli - Mani. Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si: "Dragoi i Dragobisë", "Dhelpra dhe rrushtë" (fituese e të gjitha çmimeve të para në Festivalin e II-të Kombëtar të Teatrove), “Mosha e bardhë”, "Banorët e shkallës nr. 6", "Rrugë të tërthorta", "Një dashuri e tillë". Më 1966 vë për herë të parë në skenë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës dramën "Cuca e maleve". Është regjisor i dramës “Njolla të murrme” me trupën e Korçës, me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin e IV Kombëtar të Teatrit në 1969. Në teatrin e Korçës punoi pesë vjet dhe realizoi një sërë shfaqjesh të paharruara, si "Të pamposhtur", "Pas dy vjetësh", "Flakë në shtëpi", etj. Më 1972 në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit vuri në skenë dramën "Çështja e inxhinier Saimirit" të Fadil Paçramit, vepër që u dënua. Me Festivalin 11 në RTSH 1972, Luarasi u ndesh përsëri me diktatorin i cili kësaj herë nuk ia fali "fajet" dhe urdhëroi burgosjen e tij. U dënua me tetë vjet heqje lirie. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990. Në dhjetor 1990 largohet në Hungari. Më 1991-1992, vë në skenë në Budapest dramën e Rexhep Qosjes "Vdekja e një mbretëreshe". Më 1995 e fton Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vë në skenë dramën "Hekurat" të dramaturgut hungarez Goncz Arpad. Mihal Luarasi është regjisor i disa spektakleve te mëdha në Teatrin e Operës dhe Baletit, si "Karmen", "La traviata", "Pranvera", "Opera për tre grosh", etj. Në vitin 2001 Luarasi shkruan dramën "Gomone" që u vu në skenë në TK, në 2003, nga regjisori Gëzim Kame. Në këtë vit ai kthehet përfundimisht nga Hungaria. Vë në skenë në TK dramën e Ruzhdi Pulahës "Streha e të harruarve" në 60- vjetorin e Teatrit Kombëtar. Në 2006 shkruan dhe vë në skenë dramën "Korbi bardhë". U nda nga jeta më 30 tetor 2017.

Më të lexuarat