BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Kultura

“Muaji i kujtesës”, homazh Kujtim Spahivoglit themeluesit të “Teatrit të të rinjve”

“Muaji i kujtesës”, homazh Kujtim Spahivoglit themeluesit

 Regjisori Kujtim Spahivogli është një ndër themeluesit e “Teatrit të të rinjve”, por krijimtaria e tij u pre në mes nga diktuara. Në “Muajin e kujtesës” ministrja e Kulturës Elva Margariti kujtoi regjisorin e njohur Kujtim Spahivolgi. “Homazh regjisorit, aktorit, pedagogut, themeluesit të "Teatrit të të rinjve" në Institutin e Lartë të Arteve, Kujtim Spahivogli, që diktatura i preu krijimtarinë në mes, duke e internuar”, shkruan ministrja Margariti. Kujtim Spahivogli u lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987, ishte aktor i njohur shqiptar. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjesët: “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit", "Në tufan", "Shtëpia në bulevard", “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq” dhe të tjera. Kujtim Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve”, i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë ishte edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Po ashtu, vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami, dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës, bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Kujtim Spahivogli ishte në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi, artikuj e ese. Vdiq në vitin 1987 në moshën pesëdhjetepesë vjeçare, i sëmurë e i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar. Pas vdekjes, në vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.