Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Multimedia”, një ekspozitë që ka në fokus artistët e rinj

Postuar: 11/09/2019 - 07:36

Ekspozita “Multimedia”, në qendrën e artit bashkëkohor “ME WE” në pazarin e qytetit të Korçës prezanton punimet e pesë artistëve të rinj. Në aktivitet e këtij sezoni që kanë shoqëruar këtë qytet është dhe kjo ekspozitë, që prezanton për publikun instalacione kinetike, performancë si dhe videoinstalacione për hapësira të dedikuara siç është ajo e jashtme, por pjesë e saj janë dhe dy skulptura. Ekspozita me kuratorë Altin Lika dhe Ergys Krisiko prezanton punimet e artistëve Blendi Shahu, Lejdi Prençi, Sara Ferhati, Vasiljana Sali dhe Viktoria Nikolla. Ekspozita po vijon ditët në qytetin e Korçës, por më herët drejtuesi artistik Ardian Isufi u shprehet se kjo është ekspozita e tretë, që hapet në këtë qendër arti bashkëkohor, që ka qëllim dhe të promovojë të rinjtë. “Është një ekspozitë interaktive, e cila përmbledh veprat që janë të dedikuara për hapësirën dhe zonat e qendrës së artit bashkëkohor “ME WE”, ku ngjarja nuk zhvillohet vetëm brenda, por edhe jashtë saj. “Multimedia” është një ekspozitë, që ka në fokus të saj artistë të rinj, ish studentë të Universitetit të Arteve dhe ne po përpiqemi, që nëpërmjet qendrës së artit bashkëkohor “ME WE” ti promovojmë si një sinergji e re në artin pamor shqiptar, por gjithashtu shpresojmë që në një të ardhme të afërm ata të jenë një sinergji e re në sistemin e arti pamor shqiptar”, pohon Ardian Isufi drejtor artistik i ekspozitës. Qendra e artit bashkëkohor “ME WE” ka në optikën e saj një platformë arti, që lidhet shumë me komunikimin dhe dialogun. Lidhet shumë me tendencat më të fundit të artit bashkëkohor, lidhet shumë në atë çfarë duhet ti kontribuojmë shoqërisë sonë për sa i përket promovimit të vlerave më të mira të artit bashkëkohor, duke pasur parasysh dhe analiza të temave të veçanta, që janë shumë të prekshme për shoqërinë në të gjitha kontekstet, që lidhen me aspektin politik, shoqëror dhe social. Sipas drejtuesve të saj, në vijim do të ketë aktivitete, që janë të orientuara shumë nëpërmjet veprës së artit, që do të integrohen në këtë hapësirë dhe do të sjellim në përgjithësi shumë fenomene, të cilat në Shqipëri janë cekur pak ose aspak.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 08:02

Ekspozita “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 20/10/2019 - 08:01

Ekspozita “Post-Avangarda Lindore” me punët e tre artistëve nga Shqipëria u hap në ga

Postuar: 20/10/2019 - 07:59

Në festivale të ndryshme poeti i njohur Jorgo Papingji është vlerësuar me krijimtarinë e tij.

Postuar: 19/10/2019 - 07:28

 Orkestra e Harqeve e qytetit të Vlorës, nën dirizhimin e Oleg Arapit, vjen këtë mbrëmje me

Postuar: 19/10/2019 - 07:27

Komedia “Karagjozi” shkruar nga Skënder Guri erdhi premierë në skenën e teatrit Metro

Postuar: 19/10/2019 - 07:25

 Teatri Kombëtar këtë sezon artistik e çeli me veprën teatrore “Xhelatët”.

Postuar: 19/10/2019 - 07:24

Ministria e Kulturës nuk mbështet krijimtarinë muzikore shqiptare.