BREAKING NEWS

Ilaçi i mrekullisë? Dyshimet se pse Trump po reklamon hidroksiklorinën, si vë duart në fytyrë eksperti kur flet presidenti për ilaçin që po e trumpeton me zell të jashtëzakonshëm

Ilaçi i mrekullisë? Dyshimet se pse Trump po reklamon
x

Kultura

Muri romak në parkun e arkeologjik të Finiqit, në pritje të restaurimit

Muri romak në parkun e arkeologjik të Finiqit, në pritje të

Në parkun arkeologjik të Finiqit pritet të ketë një ndërhyrje konservuese. Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë ka hartuar projektin “Konsolidimi i murit romak në banesën me dy peristile në parkun arkeologjik të Finiqit”. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese-restauruese në monument. Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë sonë kulturore. Qyteti antik i Foinikes mori statusin park arkeologjik kombëtar në vitin 2005 dhe gjithmonë ka qenë në vëmendjen e vizitorëve. Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Parku arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 metra të lartë mbi nivelin e detit, 9 kilometra në lindje të qytetit të Sarandës. Krahas monumenteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperiencë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës. Qyteti i lashtë i Finiqit u fortifikua vrullshëm në tri faza, fakt që e përmend dhe historiografi Polivios: e para filloi me themelimin e qytetit rreth shekullit të V para Krishtit dhe vazhdoi deri në mes të shekullit të IV para Krishtit, e dyta fillon në mesin e shekullit të IV kur kulmon dhe zhvillimi i gjithë qytetit dhe e treta përputhet me zhvillimin e vrullshëm të qytetit dhe me prerjen për herë të parë të monedhës vendase rreth shekullit të III-të para Krishtit. Kompleksi strukturor qendror i qytetit ishte Akropoli ose Agora-ja e cila ndodhet në nivelin më të lartë të kodrës. Akropoli luante rolin kryesor social dhe e ruajti atë si rënie të qytetit. Në atë vend ndodhen monumentet më të vyera dhe më të mirëmbajtura siç janë thesarit dhe bazilika.