BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Kultura

Mustafa Arapi ndahet nga jeta, Miqtë: Shqipëria humbi një artist të madh, një restaurator e studiues me vlera  

Mustafa Arapi ndahet nga jeta, Miqtë: Shqipëria humbi një artist

Piktori dhe studiuesi i njohur Mustafa Arapi u nda nga jeta, në moshën 71-vjeçare. Piktori  prej ditësh luftonte me covid-19 dhe ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një humbje e madhe për artin shqiptar u shprehën në mesazhe të shumta miq dhe kolegë të piktorit dhe restauratorit Mustafa Arapi. Piktori Adrian Devolli shprehet, se ai ishte një artist brilant dhe një studiues me vlera të mëdha. “Humbje e madhe. Artisti njeriu i mrekullueshëm nuk është më. Shqipëria humbi një artist brilant, një restaurator dhe studiues me vlera të mëdha. Mua më humbi miku, shoku, vëllai im”, shprehet Devolli. Piktori Buron Kaceli thotë se është një trishtim i madh. “I ndahet kësaj jete artisti Mustafa Arapi. Humbje për artin shqiptar. Ngushëllime familjes”, shkruan ai. Ndërsa piktori Pashk Përvathi shkruan se Mustafa Arapi pasqyroi në art si rrallë kush natyrën e bukur shqiptare. “Shkëlqeve që në rininë tënde me peisazhin kushtuar Tiranës dhe nga ajo ditë u spikate si një piktor me të ardhme të sigurt e të madhe në gjininë e peizazhit, por jo vetëm. Largimi juaj i parakohshëm na dhemb të gjithëve miqve të tu, artdashësve, i dhemb natyrës që nuk do të të ketë më në mesin e saj. Trashëgimia jote të bën të pavdekshëm miku jonë. Do të kujtohesh gjithnjë, si një nga peisazhistët më të mëdhenj shqiptar”, shkruan Përvathi. Për piktorin Agron Polovina la pas një dhimbje të madhe. “Lamtumirë mik i rrallë, kolegu ynë i vyer! Na le dhimbje të madhe!”, pohon ai për lajmin e trishtë mëngjesin e së enjtes. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shkruan se u nda prej nesh një profesionistit i shkëlqyer, një personalitet nga më të pikasurit në fushën e artit, të pikturës dhe të trashëgimisë kulturore. Mustafa Arapi lindi në Tiranë më 23 korrik të vitit 1950 dhe u diplomua në vitin 1979 për pikturë në Fakultetin e Artit Pamor në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë. Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993 - 2006. Mustafa Arapi njihet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në restaurimin e veprave të artit Bizantin dhe të qindra metra katrorë afreske, si në kishën e Shën Marisë në Leusë të Permetit por edhe në Kishën e Shën Marisë në Vllahogoranxi, të piktor Onufër Qioriotit dhe Alivizit, të Kishës së Shën Thanasit në Karavasta edhe në shumë të tjera nëpër Shqipëri.