BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Mustafa Tukaj: Nevojë emergjente ndjekja e një politike të re për dramën shqipe, duhet kombinim mes autorit, teatrit dhe Ministrisë së Kulturës

Mustafa Tukaj: Nevojë emergjente ndjekja e një politike të re

Pandemia goditi edhe jetën artistike, duke sjellë probleme për krijuesit dhe artistët, ndërsa aktiviteti në skenat teatrore u pezullua. Por me lejimin e aktivitetit, që nga 1 korriku me 30 për qind të sallave, disa nga institucionet teatrore në vend kanë nisur dhe punën për veprat që ishin lënë në mes apo dhe premierat e reja. Ka vepra që do të shfaqen gjatë verës, por dhe sezoni artistik që vijon në shtator do të sjellë shfaqje teatrore. Por për autorë të njohur të dramës shqipe në vend është urgjente politika e re për dramën shqipe. Dramaturgu Mustafa Tukaj është i njohur me vepra e tij. Por sipas tij, drama shqipe edhe para pandemisë ishte e dënuar. “Dua të përgëzoj që u hap dhe i uroj sukses të tërë teatrove me aktivitetin e tyre. Por vazhdon të ndihet mungesa e dramës shqipe. Drama shqipe edhe pa pandemi është disi e dënuar. Me sezonin artistik nëse flasim të nisë si duhet, është urgjente politika e re për dramën shqipe. Ruajta e këtyre dramaturgëve, që janë në treg dhe lufta për të krijuar të rinj, që të vazhdojnë stafetën”, shprehet ai. Për dramaturgun Mustafa Tukaj, jo vetëm Ministria e Kulturës ka përgjegjësi në këtë problematikë prej vitesh, por është dhe puna e teatrove vetë me dramën shqipe. Ai sjell në vëmendje vite më parë kur nisi krijimtarinë e tij, dhe thotë se secili autor mund të shkruajë drama, por aty mund të jetë dhe nevojë për ripunim. “Nuk më bëri mua Ministria e Kulturës dramaturg. Unë isha i ri atëherë kur bëra dramën e parë me Serafin Fankon. Asnjë prej nesh nuk pretendon të jetë Arthur Miler apo Friedrich Durrenmatt. Secili mund të ketë pjesë të mira, mund të ketë një brum dhe aty brenda mund të ketë nevojë dhe për një ripunim. Por kjo bëhet në teatër, është puna e teatrit dhe e regjisorëve në dramën shqipe”, thotë autori Tukaj.

Sugjerimet e Mustafa Tukajt

Dramën e parë në skenë të autorit Mustafa Tukaj, në vitin 1982 e vuri regjisori i njohur Serafin Fanko. Kanë kaluar dekada, por sot autori Tukaj thotë se puna e teatrit është të krijojë klimën me dramën shqipe. “Po shkon drejt degradimit. Kryesore është për ta mbajtur gjallë. Është e rëndësishme shumë një kombinim i treshes, autor- teatër dhe ministri”, thotë Tukaj. Nëse bëhet kjo sipas autorit Mustafa Tukaj sjell dhe një rritje të nivelit të teatrit, edhe pse kemi shfaqje dhe regjisorë të mirë. “Jo se nuk ka shfaqje, sepse ne kemi shfaqje me nivel, por dhe me aq sa mundësi që ne kemi të ndjekim. Në Shqipëri mund të flas më mirë për ata më me përvojë, se kam parë shumë shfaqje të mira të tyre, si: Pëllumb Kulla, Gëzim Kame, Spiro Duni, Arben Kumbaro, Alfred Minga, etj. Për të rinjtë në “tregun e regjisë” do të veçoja Elma Doresin, po edhe Altin Basha, Armand Bora, Laert Vasili, Erion Kame, etj”, thotë Tukaj. Për dramaturgun e njohur Mustafa Tukaj, i cili është vlerësuar dhe me çmime me veprat e tij, me rëndësi në jetën artistike është dhe qarkullimi i trupave teatrore, në skena të ndryshme me shfaqjet e tyre.