
Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit 66-vjeçar në orët e para të mëngjesit, policia jep informacionet zyrtare

Mustafa Tukaj: Të shikohen forma dhe tendencat e reja në dramën shqipe, nëse duam ta mbajmë gjallë duhet investim nga qeveria

Shkruar nga Julia Vrapi 23 Janar 2021

Dramaturgjia shqipe duhet të jetë më shumë në skenat teatrore, ku dhe zhvillimet e festivaleve për prurjet kombëtare do të ndihmojë shumë për krijimtarinë. Autorë të ndryshëm në muajin e parë të këtij viti pohojnë se festivalet e teatrit kanë rëndësi kur zhvillohen, por për dramën shqipe kanë munguar. Sipas dramaturgëve deri tani ka munguar vëmendja, që duhet nga Ministria e Kulturës për të stimuluar krijimtarinë në dramaturgjinë shqipe. Autori i njohur Mustafa Tukaj thotë se nëse duam të kemi dramën shqipe në skenat tona, duhet që të kujdesimi për të. “Nëse duam ta mbajnë gjallë dramën shqipe kjo kërkon punë, investim dhe angazhime. Këtë investim duhet ta bëjë Ministria e Kulturës. Kush i jep fondet? Ministria. Nëse duam të rrisim dramën shqipe duhet të kujdesemi për të. Që të rritet një pemë duhet që të kujdesimi që në embrion”, shprehet dramaturgu i njohur Mustafa Tukaj. Me rëndësi në ndihmë të krijimtarisë teatrore, dramaturgu Mustafa Tukaj thotë se një festival i teatrit kërkon jo vetëm të jenë në skena disa trupa teatrore me shfaqjet e tyre, por të ketë dhe tryeza e diskutime mbi prurjet artistike. Për autorin Mustafa Tukaj kjo duhet të bëhet për çdo festival, që zhvillohet sot. “Për të bërë një festival të dramës shqipe është ministra ajo që jep fonde. Nëse trupat teatrore vijnë në Tiranë ato duhet të rrinë aty dhe për të parë shfaqjet e njëra- tjetrës, për diskutuar për prurjet artistike. Festivalet e teatrit duhet të bëhen më shpesh. Jo festivale thjesht të shfaqet një vepër teatrore dhe të nesërmen të ikin artistët. Por të jenë festivale të teatrit, që të ketë tryeza diskutimi me kritikë e studiues, artistë, etj, për të folur për prurjet artistike, problemet dhe çfarë ka mangësi. Pra të kemi tryeza debati për shfaqjet teatrore, sepse ndryshe nuk ka vlerë një festival teatri”, thotë mes të tjerave Mustafa Tukaj, një nga dramaturgët e njohur dhe të vlerësuar në vendin tonë.
Drama shqipe sot
Sipas dramaturgut Mustafa Tukaj, i takon Ministrisë së Kulturës të bëjë një konkurs mbarëkombëtar dhe të marrin pjesë edhe autorë nga Kosova, etj, ku të ndahen çmime e më pas veprat fituese të jenë pjesë e skenave tona. Sipas tij, me rëndësi është që të shikohen edhe tendencat e reja në prurjet e dramës shqipe. “Autorët që ishin më parë e shkruanin një dramë në vit. Po pesë autorë i thonë pesë drama shqipe në vit, që ishin material i mirë për teatrot, plus të tjerat që mund të merreshin nga Kosova dhe trevat shqiptare. Por që të ruhet kjo gjë duhet patjetër, që të kemi një festival të dramës shqipe. Të shikohen forma dhe tendencat e reja, sepse ne nuk mund të jemi dhe me dramën e para 50 viteve sot. Tani është tjetër formë, ka të tjera konflikte dhe probleme jeta. Ka tjetër psikologji, ka ndryshuar psikologjia e të rinjve. Ka probleme të tjera dhe këto tendenca kërkojmë dhe investim”, thotë autori Tukaj. Konkurs i fundit për dramën shqipe sipas autorit Mustafa Tukaj është bërë në vitin 2012. Një konkurs që sipas tij u pohua se ishte i suksesshëm dhe erdhën pjesë teatrore, jo vetëm nga Shqipëria por dhe më gjerë, por pas atij nuk u bë më asgjë. Si autor Mustafa Tukaj ka shkruar disa vepra, por pasioni për teatrin dhe provat e para në dramaturgji kurorëzohen shpejt e me sukses në dramën e parë “Rrënjët e dashurisë” në 1982, me regji nga Serafin Fanko.
Më të lexuarat


“Dritë në Humnerë” shfaqet në muze, drama e jetës së Drita Çomos në një dokumentar

COD, zhvillohet takimi i dytë për “Gjuhën shqipe në botë”

Shqipëria e fundit në Europë në buxhet për artin, SPK propozon rritje fondesh, krijim të QKA dhe regjistrin për IKK

“Shqipëria nga Skënderbeu deri tek Enver Hoxha. Një raportim nga vendi i Shqiptarëve”, në “Ditët e Kujtesës”

Drama “Arturo Ui” me regji nga Kiço Londo, në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”

Margariti: 12 ikona të tjera do t’i shtohen listës së veprave të shpëtuara

Artistët kritika institucioneve të artit: Nuk duan t’ia dinë për folklorin shqiptar, angazhim vetëm nga komuniteti artistik

Xhamia Mbret pas restaurimit, Margariti: Ka dalë në dritë bukuria e monumentit

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me çmimin “Best Female Scriptwriter” në festivalin e Kanadasë

Çmimi “Vexhi Buharaja” në letërsi, në 101 vjetorin e lindjes së përkthyesit e poetit
